• |
ide | kryesore

FOTO/ Arrestohet prostituta që i mori 100 mijë euro zyrtarit të RAI-t

Arkiva, Lajme, Të fundit
rai



Një lidhje intime që përfundon me një mashtrim 100 mijë euro. Viktima është një zyrtari i lartë i RAI në Itali ndërsa në pranga ka rënë Adina Manolache. E reja është një emër i njohur në vendin fqinj si një eskortë dhe që tashmë do të përballet me akuzën e zhvatjes dhe shantazhit.

Zyrtari i lartë RAI-t, 66 vjeç bëri një denoncim ndaj vajzës pas kërcënimeve dhe kërkesave të vazhdueshme për para. Fillimisht ata u takuan në një faqe njohjesh online në shtator 2022. Sipas dëshmisë, fillimisht zyrtari i televizionit italian fillimisht e paguante prostitutën për shërbimet seksuale.

Roma, dirigente Rai truffato da una escort: in pochi mesi sottratti 100mila euro

Më pas ajo filloi të kërkonte gjithnjë e më shumë para duke e shantazhuar atë me video intime. Adina kishte shfrytëzuar një moment dobësie të menaxherit të RAI-t, i cili së fundmi kishte humbur gruan. Burri mesa duket ka rënë në dashuri me protitutën, ndaj përveç shërbimeve normale seksuale, ka vazhduar t’u nënshtrohet kërkesave të saj.

Sipas hetimeve, gruaja pretendonte se ndiqej nga një grup kriminelësh që i kërkonin para ndërsa duhet të bënte edhe një operacion djalit të saj. Të gjitha ishin justifikimet dhe shpikje, pjesë e një plani për të zhvatur gjithnjë e më shumë para.

Il dirigente Rai e la escort, faro sulle chat e sui bonifici a Adina Manolache per scoprire altre vittime di ricatti hot | Corriere.it

“Ajo më tha se nëse nuk e paguaja, ajo do të vriste macet e mia” – rrëfeu zyrtari, emri i të cilit nuk bëhet publik. Pak para arrestimit 30-vjeçarja e kishte kërcënuar se do të publikonte të gjitha bisedat “e nxehta” në rrjetet sociale për të prishur reputacionin e tij. Menaxheri i RAI-t u përpoq të bllokonte numrin e celularit të gruas. Por ai kontaktohej menjëherë nga një tjetër numër telefoni që e urdhëronte të paguante prostitutën ose ndryshe do të kishte “pasoja”.

Edhe këto kërcënime ka shumë të ngjarë të ishin trillime. Arrestimi u organizua me bashkëpunimin e viktimës me policinë. Adina u kap në flagrancë duke marrë zarfin me 1 mijë euro të tjera. “Unë e di se kanë rënë edhe njerëz të tjerë në rrjetën e Adinës”, – thotë drejtuesi i RAI.

“Kam punuar në Rai gjithë jetën time. Ajo e dinte mirë që unë isha një personazh publik, një menaxher bëj gjithmonë lajm në këto raste dhe kështu, në fillim, nuk doja të rrezikoja, duke iu përgjigjur kërkesave të saj, duke shpresuar se do të vinte një pikë ku ajo do të ndalonte, do të zhdukej, por jo” – thotë ai duke deklaruar se ishte ky momenti që vendosi të shkojë në polici. ©LAPSI.al

come ti infinocchia l'escort – la donna che ha spolpato un manager della rai 66enne, adina... - Cronache



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *