• |
ide | kryesore

Pas Jalës tjetër aksident në det, gomonia godet fëmijën 7-vjeç që notonte në afërsi të bregut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Plagoset një i mitur në det. Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Të shtunën ndërkohë ndodhi një incident tjetër në Jalë. Gomonia u afrua në breg dhe përplasi tre pushues, një prej tyre në gjendje të rëndë. 


3 Comments

  1. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, fraza me idote . Ai godet te miturin ne breg dhe keta po “punojne ” per sqarimin e rrethanave a thua se ishte sherr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *