• |
ide | kryesore

Tre zjarrfikëse ndërhyjnë për të neutralizuar zjarrin në Peshtan të Fierit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pas mesditës së kësaj të hëne në zonën e Peshtanit në Fier.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të ashe toke të mbjellë me ullinj, dru frutorë si dhe hapësira të mbjella me drithëra. Nga zjarri rrezikohet edhe një stallë me bagëti e cila ndodhet pranë zonës ku edhe ka rënë zjarri.

3 mjete zjarrfikëse të Fierit dhe gjithë efektivët e këtij reparti janë në luftë me flakët.

Në ndihmë të zjarrfikësve në terren janë shpërndarë edhe banorë të zonës, e ndërsa mësohet se kanë qenë këta të fundit kë kanë njoftuar për shpërthimin e flakëve.

E ndërsa zjarri favorizohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë, shkaqet e tij nuk dihen ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *