• |
ide | kryesore

Çelja e negociatave/ Rama krekoset në Bruksel me drejtësinë e re

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian Edi Rama e cilësoi si një çështje për “jetë a vdekje” dhe jo si një çështje letrash e burokracish, kryeministri shtoi se drejtësia e re në Shqipëri është e paanshme dhe e pavarur.

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, Rama deklaoroi se mazhoranca e tij është në pushtet në mënyrë demokratike dhe u mburr duke thënë se nuk ka mbrojtur askënd nga drejtësia dhe se as nuk ka përdorur pushtetin për të goditur drejtësinë.

Lexo më tej: Testi “Beqja”/ Kush e kontrollon SPAK, Rama apo amerikanët? 

“Integrimi i plotë në Evropë për popullin shqiptar është një çështje për jetë a vdekje. Edhe pse u refuzuam për tre vite me radhë ne i vazhduam reformat tona, veçanërisht reformën në drejtësi. Natyrisht ka më shumë për të bërë por themelet për një sistem drejtësie të drejtë dhe të pavarur janë vendosur, Këto vite na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne shkatërruam të gjithë pallatin e drejtësisë së vjetër dhe kemi ndërtuar një drejtësi të re.

Sot as teserat as paratë nuk mund t’iu mbrojnë më. Barazia përpara drejtësisë është e mundshme këtu. Unë qëndroj këtu si lideri i një maxhorance i zgjedhur në mënyrë demokratike që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjeta e drejtësisë dhe nuk ka përdorur asnjëherë shigjetën e pushtetit për të ndryshuar rrjedhën e drejtësisë ndaj dikujt dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën e vendit tim”, u shpreh Edi Rama. ©LAPSI.AL 



27 Comments

  1. Ta dinin keta se çmut kishin afer do ta benin mbledhjen ne ambient te hapur se ky palloshi qelb gjithçka .

    1. Kush e vuri re ate tabelen ,qe me insistimin e Rames per here te pare ne historine shqiptare, eshte shkruar Shqiperia dhe jo ALbania. Per t’u duk patriot. Rama patriot?! ha ha ha.Cdo gje eshte ne gjendje te beje, mjafton te riktheje elektoratin qe po humb cdo dite ,dhe po katandiset ne nje parti me 10% elektorat

  2. Ne fakt, qellimi yt i vetem eshte te hapesh Ballkanin per serbet.
    Ty, ashtu si edhe cdo paraardhesi tedn serbofil, sllavofil dhe bolshevik me tradita, nuk te ka interesuar kurre Shqiperia ne Evrope, sepse kjo do te t’i fuste kembet ne nje çorape(jo kepuce).
    Evropa te ka interesuar vetem per plazhe nudo dhe trafik per pastrim parash.

  3. ky eshte dilerant e nje kelysh i sorrosit.pervec ballkanit te sllavuar,gjithe te tjerat ishin genjeshtra e budallalleqe te nje deshtaku.ky felliqesi nuk me perfaqeson mua.ndoshta taun,brracen apo beqajn.

  4. Drejtesia ka bere punen e vet dhe kush e meriton te beje burg duhet te denohet dhe askush spo mban anen e dikujt

  5. Kush e ka bere veten per burg e meriton te denohet ligji eshte i barabarte per te gjithe jo per nji me pak dhe njeri me shume

  6. Me ne fund drejtesia po funksionin vetem vitet e fundit pasi ai qe thyen ligjin gjithmone ka marre denimin e merituar, qofte ai antare i partive politike

  7. Kjo eshte dita kur BE do i bashkohet shqiperise.Po egzistoi Be ne vitin 2122 shqiperia do futet me te drejta te plota ne BE.

  8. drejtesia ka ecur shume por akoma duhet pune per ta perfektsjonuar dhe mir eshte te behen reforma te tjera qe kan te bejm me drejtesin

  9. Veshtiresite dhe pengesat te kaliten dhe te forcuan bindjen se me vullnet dhe me mbeshtetjen e atyre qe te duan dhe te besuan munde te realizohet gjithcka e mire per Shqiperine dhe shqiptaret. Suksese te metejshme gjigandi Yne

  10. Do krenoheshe akoma dhe me shume sikur ai i spakut mos ti mbushge xheoat me lek nga saliu e mos ta fuste ne burg prej kohesh

  11. krekoset normal se drejtesia tani ne kohen e rames po ben punen e vet sic duhet ate qe ska ber asnje qeveri tjeter. pse mos te behet krenar per punen e tij

  12. Drejtesine e Re apo, Drejtesine neper Rete e Brukselit dhe te… Nuk ka nevoj per mbiemer nese do te kishte nje te tille… Turpi eshte i Brukselit dhe te tjereve… pas gardhit… qe lejojne te tille Aventura… Drejtesi & PPP-iiiii, kjo e fundit relaton faktet dhe drejtesine e jep e Reja (neper RE-eee) … pffffffffffffffffffffffffffffff 🤗
    Ta marrin si shembull suksesi dhe ta implementojne sa me shpejt ne Bruksel & …
    Gjithkund dhe gjithmone ka nevoj per te tille zvarranike qe kane nevoj per Drejtesi neper RE-eeee…. Jeni shume te vonuar… rezultati ne tavoline… nuk doni ta shifni…

  13. Nëse në perëndim do të dominojnë në qeverisje forcat politike majtiste ekstremiste, palloshin dymetrosh Shqipëria do ta ketë në krye për një kohë të gjatë.
    Ditaturat e kanë çoroditur gjithmnë botën, e ideollogjia komuniste mbështetet në të ashtuquajturën “diktatura e proletariatit”
    Virusi komunist, ashtu si ai nazist, është një pandemi botërore shumë më e rrezikshme sesa Koronavirusi e derivatet e tij.
    Shkencat mjeksore nuk ja arritën ta luftojnë plotësisht Koronavirusin me fushatën e vaksinave, sepse ky virus me variantet e tij të reja ju reziston atyre.
    A thua që do të vujë dita që shkencat politike të arrijnë të zbulojnë një vaksinë që të parandalojë e asgjësojë
    murtajën komuniste ?
    Tepër e vështirë më duket.
    Përse ?
    Sepse komunistët abuzojnë me idenë e barazisë ekonomike për të gjithë njëlloj, e meqë mbi 70% e njerëzimit jeton në kushte varfërie jo vetëm ekonomike, por edhe të aftësive fizike, kulturore e intelektuale, ky realitet krijon teren për idetë komuniste.
    Po a mund të shpërblehen për punën e tyre njëlloj si gjenitë e shkencës e biznesit, edhe budallejtë e psikopatët ?Këtij ekuacioni të vështirë për ti gjetur zgjidhje, ishtohet edhe fakti se “gjenitë” ndahen në dy kategori.
    Në gjenitë e së keqes, korrupsionit e krimit, dhe gjenive të humanizmit e drejtësisë e të evolucionit shkencor që sjell evolucionin ekonomik.
    Për fatin e keq të njerëzimit, gjenitë e së keqes ndonëse kanë qenë të paktë në histori, i kanë sjellë botës fatkeqësi të shumta e luftëra me miljona viktima e shkatërime ekonomike, ndërsa me evolucionin kulturor e shkencor, gjenitë e së mirës, humanizmit janë shtuar.
    Nëse në fushën e kulturës e artit bota kishte një Bethoven, Da Vinçin, Shekspirin etj sot ka mijëra të tillë , bile edhe në vende relativisht të prapambetura.
    Po e njejta histori edhe në fushën e shkencave të sakta e atyre politike.
    Nëse bota ka pasur Galileun, Njutonin apo Ajnshtanjin apo fillozofët e shkencave politikë si Hegel apo Marksi , pa shkuar tek kollosët e kulturës greko-romake, sot ka mijra të tillë.
    Gjithësesi, megjithë këtë ndryshim të madh evolucionar, në natyrë e shoqëri ka ekzistuar e do të ekzistojë përjetësisht diversiteti.
    Edhe në një përrua nuk mund të gjesh dy gurë me përbërje minerale kimike të njëllojtë ashtu siç nuk mund të gjesh edhe tek njerëtit një ADN të njëllojtë.
    Edhe në dy vëllezër binjakë me gjithë ngjashmërinë thuajse absolute fizike të pamjes, do të gjesh patjetër elementë diversiteti.
    Ky realitet, hedh poshtë propogandën utopike të barazisë që predikon ideollogjia komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *