• |
ide | kryesore

Lewandowski ‘i zhvesh’ numrin 9 Depay pa pritur miratimin: ka një klauzolë në kontratë

-Instant, Sport



Robert Lewandowski do të mbajë fanellën me numrin 9 të Barcelonës pa asnjë lloj dileme. Këtë e ka bërë të ditur Sport, që shpjegon se si është futur një klauzolë në kontratën e polakut që përcakton numrin e fanellës së sulmuesit, i cili së fundmi ka ardhur në Katalonjë nga Bayern Mynih.

Kështu, lojtari i sapoardhur do të mbajë numrin që dallon qendërsulmuesit dhe do ta bëjë këtë pavarësisht se Memphis Depay e mban atë fanellë për momentin. Sipas periodikes iberike, klubi blaugrana ka bërë disa përllogaritje duke supozuar se do të arrijë të marrë të paktën 20 milionë euro nga shitja e fanellave të ish-qendërsulmuesit të Bayern Mynih.

Tani, ka vetëm një gjë për të bërë: të bindë holandezin që t’ia lërë uniformën shokut të ri të skuadrës, gjë që do të ndodhë edhe pa aprovimin e tij. Në këtë kuptim, Barcelona shfaqet optimiste sepse nuk përjashtohet që një nga mënyrat e mundshme për të çliruar numrin 9 mund të jetë shitja e lojtarit që në realitet duket se nuk përshtatet plotësisht me planet e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *