• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policë që vrapojnë për të kapur burrin që masakroi 37-vjeçaren në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vetëm 24 orë ka zgjatur arratia e Ramiz Micit, 37-vjeçarit që masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi në Elbasan. Ai ka qëndruar i fshehur poshtë Urës së Zaranikës që nga momenti i kryerjes së krimit.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi për motive xhelozie. 4 ditë më parë viktima kërkoi urdhër-mbrojtje pas sherreve që kishte me bashkëjetuesin e saj.

Për shkak të konflikteve të ditëve të fundit ata jetonin në një banesë por në dhoma të ndryshme, por kjo nuk e shpëtoi nga vdekja Jetlira Elezin nënë e dy fëmijëve nga një martesë e mëparshme.

Ditën kur 37-vjeçarja do strehohej nga një shoqatë në ndihmë të grave të dhunuara u masakrua në mesnatë me thikë nga Ramiz Mici. Vrasja e Elezit ka nxehur gjakrat e familjes së saj. I vëllai Jetlirës, përmes një statusi në rrjetet sociale ka paralajmëruar autorin për hakmarrje.

“Pa ti vra 4 pjestar familje as ke varri skam per ti shku nese sju vras. Fiksoje ket daten e sotme se te afermit e mi po vujn tgjith nga ajo qe ti shkaktove sot… Po mos harro ere se te njejten vujtje do kesh dhe ti, qe nga fmit e te i madhi sa ta marr vesh ku jeni tu honger buk direkt kam me ardh se mzin gjaku e shpirti per mrena 4 koka e maje men!’ – shkruan ai.

Lidhur me këtë paralajmërim për hakmarrje, policia e Elbasanit ka nisur verifikimet për statusin e bërë nga vëllai i viktimës. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *