• |
ide | kryesore

Rikthehen temperaturat e larta, si do jetë moti javën e ardhshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pavarësisht reshjeve të shiut të këtyre ditëve të fundit vjeshta ende nuk ka ardhur. Përkundrazi java që presim përpara na rezervon përsëri mot jo vetëm të kthjellët por një tjetër valë të nxehti si dhe temperatura të larta.


Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relivet kodrinore – malore të territorit. Këto vranësira në lëto zona hera-herës do të jenë deri dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe të dobta.


Vlen për tu theksuar se gradualisht me kalimin e ditëve pritet rritja e temperaturave si në vlerat minimale dhe vecanërisht ato të mesditës. Ditët më të nxehta parashikohen ajo e Enjte dhe e Premte dhe temperatura të cilat në mesditë do të prekin vlerat 38-40°C.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.