• |
ide | kryesore

Me 4 pako 5 mijë euroshe në çantë, 55 vjeçarja greke ndalohet në Kakavijë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Një shtetase greke është ndaluar të kalojë në tokën greke me 22 mijë euro të padeklaruara.

Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me të cilin udhëtonte shtetasja Th. V.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shtetases Th. V., u gjetën 22 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 55-vjeçarja nuk e kishte deklaruar këtë shumë sipas përcaktimeve ligjore në fuqi” informoi sot policia e Gjirokastrës.

Ndaj 55 vjeçares nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *