• |
ide | kryesore

Zbulohet e vërteta rreth përjashtimit të aktorit nga filmi i Olivia Wilde

-Instant, Paparazzi, Slider


Olivia Wilde iu lut Shia LaBeouf-it që të qëndronte në “Don’t Worry Darling” në një video që doli të premten, vetëm dy ditë pasi ajo pretendoi se e kishte pushuar aktorin nga filmi

Në video ,Wilde shihet teksa ndodhet në  makinë  duke tentuar ta bind Shia të marr pjesë në film.

“Doja të kontaktoja sepse nuk jam gati të heq dorë nga kjo ende,” tha ajo. “Edhe unë jam zemërthyer dhe dua ta kuptoj këtë.”

Regjisorja “Booksmart” vazhdoi duke lënë të kuptohet për një mosmarrëveshje midis LaBeouf dhe aktores kryesore të filmit, Florence Pugh.

“Mendoj se kjo mund të jetë paksa një thirrje zgjimi për Miss Flo-n dhe dua të di nëse jeni e hapur për ta bërë këtë me mua, me ne,” u shpreh Olivia.

“Nëse ajo me të vërtetë angazhohet,  nëse ju djema mund të bëni paqe – unë respektoj këndvështrimin tuaj, unë respektoj të sajën – por nëse ju mund ta bëni atë, a do pranosh?”

Wilde përfundoi videon duke i kërkuar aktorit të bënte të ditur vendimin e tij.

Pamjet e zbuluara vijnë pasi ajo i tha Variety se aktori i “Even Stevens” u hoq nga projekti dhe u zëvendësua nga i dashuri i saj, Harry Styles, për të mbajtur anëtarët e tjerë të kastit “të sigurt” nga “energjia e tij negative”.

LaBeouf iu përgjigj akuzave të saj në një email për Variety të enjten dhe gjithashtu i dërgoi mesazhet që supozohej se Wilde i kishte dërguar atij në gusht 2020 pasi ai shprehu dëshirën për të hequr dorë.

“Askujt nuk i vjen mirë kur dikush i thotë jo , por uunë e respektoj ndershmërinë tënde,” ka shkruar aktorja në një tekst. “Jam e mërzitur sepse mund të kishte qenë diçka e veçantë.”

Shia  pretendoi se ai “zyrtarisht” u largua një ditë pasi mori atë mesazh, i cili thuhet se ishte dërguar më 16 gusht.

“Don’t Worry Darling” del në kinema më 23 shtator./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *