• |
ide | kryesore

Pamjet brenda biznesit, Arsen Muskurti puthi armën pasi vrau kunatën e më pas të vëllanë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me një gjakftohtësi absolute, Arsen Muskurti, shfaqen në ambjentet e brëndshme të agjencisë së udhëtimit,ku qëndronte vëllai i tij, Dritani dhe kunata Nora.

Pa i përshëndetur ata, Muskurti ka nxjerrë armën pistoletë dhe ka qëlluar plot 7 herë në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

“Ora News”, sjell pamje të filmuara nga ambjentet e brendshme të vendit ku ndodhi krimi, ku duket qartë vëllai duke vrarë vëllain dhe kunatën e tij.

E parë është qëlluar Nora Muskurti, e cila qëndronte në këmbë pas bashkëshortit të saj.

Ndërsa më pas Arsen Muskurti ka kthyer këndin e qitjes në drejtim të vëllait të tij, Dritanit. Ky është momenti, kur ai hap zjarr drejt të vëllait, i cili qëndron i ulur në karrige dhe para kompjuterit. Goditja është kryer nga një distancë e afërt.

Ndërsa Dritani është shembur në dyshme, autori i krimit është kthyer tek kunata e tij, Nora, të cilën ka vijuar ta qëllojë dhe dy herë të tjera në gjoks dhe kokë.

E pas kësaj, kthehet sërisht tek i vëllai duke e qëlluar edhe këtë të fundit në kokë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në 8 sekonda, duke mos i dhënë asnjë mundësi, dy viktimave të reagojnë për tu mbrojtur.

Teksa është siguruar që vëllai dhe kunata e tij, kishin vdekur Arsen Muskurti, duket në video që puth pistoletën dhe më pas largohet duke dalë nga dyqani.

Muskurti, ka udhëtuar disa metra në këmbë dhe ka shkuar në ambjentet e dyqanit të tij.

Pikërisht në këtë vend, ai ka futur në kasafortë armën e krimit dhe më pas është larguar në drejtim të banesës së tij në zonën e zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Sipas dëshmisë së bashkëshortes së tij, Muskurti ka qënë i qetë kur ka shkuar në banesë dhe i ka kërkuar gruas që ti përgatise ushqimin.

Gjatë kësaj, thotë bashkëshortja ai ka hyrë në banjo dhe ka bërë dush e mandej ka ngrënë ushqimin.

Policia ka mundur ta lokalizojë Arsen Muskurtin, duke gjurmuar siluetën e lëvizjes së tij përmes kamerave të bizneseve dhe policisë rrugore të vendosura në Tiranë.

Informacioni është marrë që ai ndodhej në shtëpi i armatosur dhe në prani të gruas dhe fëmijëve, dhe ndaj pallati është rrethuar me efektivë të RENEA-s.

Por pas negicimit me të, Arsen Muskurti, është vetëdorëzuar duke treguar të gjithë dinamikën e krimit.
Vetë Arsen Muskurti, ka bërë hapjen e kasafortës ku është gjetur pistoleta, dy krëhëra me fishekë dhe leja e armës e miratuar një vit më parë nga Policia e Tiranës. Armën Muskurti e kishte për ta mbajtur me lejë vetëm në ambjentet e banesës dhe jo për të dalë me të në ambjente publike dhe në rrugë.

Ndaj nisur nga kjo situatë, prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Vrasjes për shkak të marëdhënies familjare”.

Vetë autori i krimit gjatë marrjes në pyetje, ka qënë shumë i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer.

Sipas policisë Muskurti bashkëjetonte me tre gra, më të cilat kishte dhe fëmijë. Konfliktet për marrëdhëniet e dy vëllezërve për borxhet mes tyre dhe përpjesëtimin e pasurinë, janë bërë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë. Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës të kërkojë një ekspertim psiqik ndaj Muskurtit./ Oranews



7 Comments

  1. Monster qe fshihej nen petkun e njeriut religjoz. Per keta duhen ligjet e xhaxhit pushkatim dhe pa vendodhje varri. La tre femije jetim dhe shtate te tijet rrugeve.

  2. Vrasje qe mund te shmangej krejtesisht nese shteti do te kishte bere punen e tij.
    1. Nuk i duhej dhene leja e armes pa vizite te mirefillte psikike.
    2. Duhej te zgjidhej me shpejt gjyqi midis vellezerve
    3. Duheshin adresuar drejt gjykates pa humbje kohe kallezimet penale (te te dyja paleve)
    Problemi eshte mungesa e organeve te drejtesise keshtu qe njerezit kryejne vete gjyqesi.

  3. Po kur krujti bythen keni ndonje pamje se jemi ne merak. Lejeni familjen ne ha;;in qe e ka zene dhe mos publikoni idiotesi te tilla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *