• |
ide | kryesore

Ribashkohen reperët e njohur

-Instant, Paparazzi, Slider


Sean “Diddy” Combs dhe Dr. Dre janë ribashkuar në studio tetë vjet pas zënkës së tyre.

Ribashkimi i dyshes u zbulua pasi Diddy postoi foto me Dre, në studio.

“Më kujtohet hera e parë që dëgjova prodhimin e @DrDre. Më dha një drejtim të qartë në nivelin e producentit që doja të isha.”

“Mbrëmë, pata mundësinë të punoj me këtë njeri dhe të shoh gjenialitetin e tij teksa më stërviti përmes vokalit. Ai më kujtoi veten, por me një stil tjetër dhe shumë më të fokusuar. Më duhet të përqendrohem ” , shkroi ai në postim.

Diddy dhe Dr. Dre u zinë pasi Tyrese Gibson postoi një video në Facebook në 2014 me Dre pranë tij, duke treguar para kohe se Apple ishte gati të blinte markën Dre’s Beats për 3.2 miliardë dollarë përpara se marrëveshja të finalizohej.

Diddy, i cili e pa klipin që iu shpërnda bashkëthemeluesit të Beats, Jimmy Iovine,bëri që CEO i Apple, Tim Cook të rinegociojë marrëveshjen e kufjeve në 3 miliardë dollarë, duke shkurtuar Dre në 200 milionë dollarë./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *