• |
ide | kryesore

E thirrën të dilte jashtë/ Kush e nxori në pritë Ismet Çekoren?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkodra u trondit sërish pasditen e së premtes, pasi një person u ekzekutua me armë pranë banesës së tij.

Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari Ismet Çekorja, është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar.

Lexo më tej: 7 plumba pak metra nga shtëpia/ Detaje nga vrasja e 58-vjeçarit në Shkodër (VIDEO) 

Nuk ka ende informacion nëse personi që e ka thirrur është edhe ekzekutori i tij.

Ndërkohë që policia ende nuk e ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje. Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit.

Lidhur me atë ngjarje 57-vjeçari Ismet Çekorja, do të deklaronte katër ditë më parë se i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *