• |
ide | kryesore

7 plumba pak metra nga shtëpia/ Detaje nga vrasja e 58-vjeçarit në Shkodër (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ismet Çekorja, 58 vjeç është vrarë në një atentat me armë zjarri pak metra larg banesës së tij, teksa po lëvizte më këmbë. Sipas informacioneve të para nga grupi hetimor, Çekorja është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar. 58-vjeçari ka shkuar i vdekur në Spitalin Rajonal të Shkodrës për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se Çekorja ka marrë të paktën 7 plumba në trup, çka i kanë sjellë dhe vdekjen. Në vendngjarje janë vendosur forca të shumta policie duke hetuar lidhur me këtë vrasje në lagjen “Kiras”. Ndërkohë policia ka mbledhur dhe pamjet e kamerave të sigurisë të objekteve dhe shtëpive në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekores, ky i fundit i shpallur në kërkim për atentatin ndaj shtetasit Alban Bruçi mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër. Viktima Ismet Çekorja pas shpalljes në kërkim të djalit të tij doli në një deklaratë për mediat duke thënë se djali i tij Bajram Çekorja është i pafajshëm dhe se për këtë kishte kamera sigurie që sipas tij vërtetojnë se i riu ndodhej në një vend tjetër në Shkodër.

Tashme është ende e paqartë nëse vrasja e Ismet Çekores ka lidhje me ngjarjen e fundit apo ka të bëjë me konflikte të tjera të mëparshme të familjes Çekorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *