• |
ide | kryesore

Sulmi kibernetik, reagon Ministria e Brendshme: Sistemi TIMS do të rikthehet në punë shumë shpejt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Brendshme ka reaguar përmes një deklarate pas sulmit kibernetik në sistemet e Policisë së Shtetit, përfshi edhe sistemin TIMS. MB thotë se ky sistem do të rikthet së shpejti në punë, ndërsa nuk jepen shpjegime nëse është arritur të merren të dhëna apo jo nga hakerat që mendohet se janë nga Irani. Më poshtë deklarata e plotë.

Mbrëmjen e kaluar sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik.

Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë. Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacënueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal.

Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht. Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë. Maksimalisht të vendosur, bashkë me aleatët tanë, vazhdojmë punën për të bërë gjithçka duhet që sistemet tona digjitale të jenë të sigurta dhe shërbimi ndaj qytetarëve të mos ndërpritet në asnjë rast.



6 Comments

  1. Dmth rama ja futi kot. Nuk esht sulmu tims por policia e shtetit. E vetmja mbrojtje esht fikja e serverave bashke me lidhjet e tims.

  2. Eshte e kote eeeee gjithshka por le te shkoj edhe kjo me te tjerat… mos harroni nje tender biliona euro ne dialog dhe pa ze eeeee, vetem me ballkanasit e çam mmmm n’dysh… Ato ta dine shifren s’ka problem…. por çfare sigurie ka K’tu more eeeeee …. por çfare gjendje do ktheni more eeee ua kthefte 180 grade qafen i Madhi….☝️🙏🏽
    Pffffffffffffffffffffffffffffff turpi 🤗🤗🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *