• |
ide | kryesore

Dalin shifrat e covid/ E diela shënon rënie infektimesh dhe viktimash

Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, ne 24 orët e fundit



Në 24 orët e fundit janë kryer 484 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 88 qytetarë, në këto bashki: 39 në Tiranë, 9 në Fier, 7 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Durrës, 3 në Berat, nga 2 në Shkodë, Vau i Dejës, Vlorë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 në Pukë, Krujë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Klos, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë.

Janë 1,513 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Mallakastra 63 vjeç.

Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,792 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 88
Të shëruar në 24 orë 189
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 484

Testime totale 1,970,376
Raste pozitive 329,890
Raste të shëruara 324,792
Raste Aktive 1,513
Humbje jete 3,585

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 700
Shkodër 167
Durrës 134
Elbasan 126
Vlorë 88
Fier 81
Gjirokastër 61
Berat 51
Korçë 44
Dibër 30
Lezhë 29
Kukës 2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *