• |
ide | kryesore

Sarri, gishti i mesit për pankinën e Veronës: çfarë rrezikon trajneri i Lazios

-Instant, Sport



Maurizio Sarri ka përfudnuar në shënjestër të Gjykatësit sportiv. Gjesti me gishtin e mesit ngritur nga trajneri i Lazios drejt pankinës së Veronës gjatë ndeshjes së Olimpico mund të sanksionohet. Edhe pse nuk u pikas menjëherë nga arbitri Irrati me një karton. Tani do të varet nga fakti që episodi është përfshirë më pas në raportin e arbitrit dhe padyshim edhe nga pesha që iu dha incidentit në minutën e 72-të, lidhur me protestat e Sarrit për një ndërhyrje të Iliçit ndaj Luis Albertos, që kishte shkaktuar një debat shumë të ashpër mes anëtarëve të dy pankinave. Do të ekzaminohet gjithashtu edhe ajo që mund të jetë raportuar nga inspektorët federalë si dhe pamjet e ngjarjes të dhëna gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të garës në Dazn. Një konstatim që në përgjithësi mund të barazohet me atë që ndodh me shprehjet blasfemuese të artikuluara nga lojtarët dhe teknikët që çojnë në raunde skualifikimi.

Vendimi i Gjykatësit sportiv, nëse orientohet drejt një sanksioni, në këtë rast mund të çojë në gjobë për trajnerin e Lacios. Në vlerësimin e gjestit duhet të përfshihet edhe reflektimi i reagimeve pas ndeshjes. Sarri shpjegoi: “Gjithçka u sqarua. Me drejtorin (Francesco Marroccu, drejtori verdheblu) njihemi prej vitesh. Mu duk sikur më tha ‘ulu aty atë bëj’ dhe kështu reagova. Ai në fakt më kishte thënë ‘qëndro i qetë’”. E në fund të ndeshjes ne qeshëm me këtë gjë…”. E nga fronti i Veronës, Marroccu tha: “Me teknikun Sarri nuk ka ndodhur asgjë serioze dhe nuk ka asnjë problem. Në ditët e sotme, me të gjitha kamerat që janë aty, shihen edhe gjëra që janë ngushtësisht të fushës. Në fund të ndeshjes u përqafuam edhe sepse e respektoj shumë. Duke thënë se as që e kisha kuptuar se ishte bërë ai gjest, në përgjithësi për mua ajo që ndodh në fushë përfundon në fushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *