• |
ide | kryesore

Meta: E vërteta e përplasjeve me Yuri Kim dhe raportet me Sali Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kim Meta dhe Berisha



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përplasjet me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. I ftuar në RTV Ora, Meta u shpreh se qëndrimet e tij të mëparshme i drejtoheshin mazhorancës dhe jo ambasadës së SHBA. Meta tha se korrektesa e tij është maksimale. Partnerët ndërkombëtarë sipas tij kanë marrëdhënie me institucione dhe jo me partitë.

“Qëndrimet e mia kanë qenë të lidhura dhe i drejtoheshin mazhorancës. I drejtoheshin asaj që të mos keqinformonin sepse unë flisja ndryshe. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të. Asnjëherë nuk kam shkelur një ligj amerikan.

Korrektesa ime është maksimale. Partnerët kanë marrëdhënie me institucione dhe jo me partitë. Ndërsa ne jemi në kërkim të një profili të ri ndërkombëtar. Ne do të jemi një lokomotivë e procesit të integrimit të vendit, ashtu sikurse kemi qenë më herët. Nuk kam asnjë drojë nga asnjë shtet, asnjë shqetësim” – u shpreh Meta.

Ai mohoi gjithashtu se ka asnjë konflikt mes tij dhe Berishës. Sipas Metës, gjëra të tilla nxiten nga qeveria, bashkia e Tiranës dhe paratë e incineratorëve.

“Ashtu sikurse kapja e shtetit, ishte një proces edhe dëmtimi i opozitës. Kjo nuk ndodhi në një ditë. Edhe ringjallja e opozitarizmit dhe protestës qytetare, sigurisht që është një proces. Këtu do të ketë një larmi aktivitetesh, protestash dhe nismash që do të përshkallëzohen me një dinamikë të caktuar. Ne do të koordinohemi me opozitën për këtë” – tha Meta.

Ai tha se PD ishte pranishme në protestë edhe pse jo Berisha. Meta shtoi se protesta nuk ishte për pjesëmarrje dhe se opozita i koordinon veprimet e saj.

“Protesta u bë një vend të caktuar dhe organizimi ishte simbolik. Nuk ishte për pjesëmarrje se atje ka problem. Atje ishim për të paraqitur disa fakte për krimin. Ne i kemi bërë thirrje qytetarëve për të protestuar. Sa i takon frontit opozitar, të gjithë ata që janë në opozitë me Ramën e kanë për detyrë që të koordinojnë veprimet e tyre” – tha Meta. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. “C’te mbjellesh do te korresh”, thote, populli mesues i madh dhe i pagabueshem, me 200 vete, qe mezi mblodhe ne Sharre, ti nuk fiton dot ne zgjedhjet e ardhshme asnje keshilltar bashkiak, askund, ne Republike! O Baftijar, ti vetem ne Presidence kishe 135 te punesuar, vetem keta te te vijne pas (sikur 135×2), minimumi bejne 270 vete, ku ishin ata, pse s’te vijne pas, o “gjeneral” i “ushtrise se vdekur”?! Keshtu eshte kur merr para per cdo gje, keshtu eshte kur s’ben asgje, pa paguar me para ne dore apo ne natyre (duke dhene ate gjene… veglen) s’te ndjek me pas akush, ata/ato s’te kane asnje borxh sepse ne nje menyre apo ne nje tjeter te kane paguar. Tani eshte rralla jote per te paguar miliona pafund, prokuroret per te zgjatur ditet, tv-te per te bere gam gam kot, vetem per tu bere “gazi i botes” si dhe gazetaret, shoke te Teddy-t tend, qe s’te ndihmojne dot qofte edhe me nje cop te vetme VOTE, ne zgjedhje, pa vota s’ka pushtet, pa vota s’ka para, o shtangist pa tru, KAQ!

  2. Vazhdoni Ilir, se bashku me të gjithë opozitën në sulm të vazhdueshëm kundër hajdutëve në pushtet. Nuk ju pret më koha për cic-mice politike me njëri tjetrin. Duhet t’i bëhet e qartë të gjithëve, ose bashkë për shpëtimin e vendit ose kundra tij. Indiferenca është vetvrasje për të gjithë.

  3. Analisti Andi Bushati i ftuar në “Now” me Erla Mëhillin ngriti pyetjen se çfarë është më e rëndë për opozitën: të jetë kryetari non grata nga Amerika apo që dyshohet se mund të ketë marrë para nga rusët.

    Sipas tij, çështja non grata është më e rëndë. Bravo miri shko me spounin metaj se do ja shohesh bythen

  4. ku ke bythe ti te perplasesh me zj Kim o hajdut ,kriminel dhe spiun i sigurimit Ti shok mund te kesh vetem dordolecin e vucidolit ,non graten . Shume shpejt dhe ti do nisesh per ne burgun e Recit bashke me Salih Ram Berishen Ky eshte urdher nga SHBA dhe do zbatohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *