• |
ide | kryesore

Zelensky: Rusët i kanë kthyer shkollat dhe kishat në tualete

-Instant, Lajme, Planet
Zelensky



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim të rrallë për të nënvizuar tërheqjen “e turpshme” të Moskës nga kundërofensiva, sipas skynews.

“Ushtria ruse ka qenë në rajonin e Kharkiv për më shumë se pesë muaj. Dhe gjatë kësaj kohe, pushtuesit as që u përpoqën të bënin asgjë për popullin. Vetëm shkatërruan, vetëm privuan, vetëm morën, lanë pas fshatra të rrënuara dhe në disa prej tyre nuk ka asnjë shtëpi të padëmtuar.

Zelensky: Kemi rimarrë 6000 km katrorë nga Rusia që nga fillimi i shtatorit

Pushtuesit i kanë kthyer shkollat dhe kishat në tualete”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu kritikoi forcat për sulmin me raketa në lumin Kryvyi: “Sulmet me raketa sot, raketat ruse që synojnë Kryvyi Rih, digën e rezervuarit Karachunivske, objektet që nuk kanë fare vlerë ushtarake, në fakt duke goditur qindra mijëra civilë të zakonshëm, është një tjetër arsye pse Rusia do të humbasë”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *