• |
ide | kryesore

Financimet ruse/ Berisha: Do të bëjmë transparencë, përgjegjësi e Bashës

-Instant, Lajme, Të fundit
Sali Berisha



Financimet ruse në adresë të Partisë Demokratike, vijojnë të mbeten një çështje e nxehtë e aktualitetit. Kreu i PD, Sali Berisha, ka folur sot për këtë çështje duke siguruar se Partia Demokratike do të bëjë transparencë që të largohet çdo dyshim prej saj. Sipas tij, përgjegjës kryesor për ngritjen e këtyre akuzave është ish-lideri i PD, Lulzim Basha.

Lexo më tej:

Financimi rus/ Berisha: Basha më tha se paratë i mblodhi nga Diaspora

“Rikthimi i kësaj çështje duke iu referuar zyrtarëve të lartë amerikanë provon atë që unë kam denoncuar se Basha është mbajtur peng në këtë dosje dhe se ai duhet të japë përgjigje për origjinën  e parave që kanë kaluar nga Binjata tek Nick Muzin. Nga informacionet që ka për fondet që Binjata ka dërguar tek Nick Muzin dhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk kanë kaluar nga arka e PD dhe fondet e PD. Për këtë përgjegjësia nuk është e PD , por individuale e Lulzim Bashës dhe e atyre që janë përfshirë në këto transaksione. Duke u distancuar nga kjo aferë personale e ish-kryetarit të PD dhe duke u zotuar se do të ngremë një komision për të bërë transparencë, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD me fondet ruse.”, tha ai.

 



14 Comments

  1. “Mirë që të mashtroi për çështjen e lobimit, po për 4 zgjedhjet e humbura si të mashtroi? PD sot drejtohet nga një kryetar naiv! Pra shanset për fitore të PD janë zero”.

  2. E turpshme qe ndikohemi nga rusia qe eshte aleate me serbine , se berisha ben si kudnershtar me serbine po atehere i jepte naft

  3. dordoleci i vucidolit luan si naiv tani dhe nuk di ku kane shkuar ato para Ato jane ndare 80% Salih Rrahmoni 20% Lul Basha Te dy keta bira kurve punojne per serbet dhe ruset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *