• |
ide | kryesore

Flet Putin: Nuk tërhiqemi nga Ukraina, nuk e kemi me ngut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Putin



Kundërofensiva e fundit e Ukrainës nuk do të ndryshojë planet e Rusisë. E konfirmoi këtë vetë Vladimir Putin në daljen e tij të parë publike ku edhe flet për këtë çështje. Në një arritje të jashtëzakonshme, forcat ukrainase thonë se kanë marrë mbi 8000 km katrorë në 6 ditë në rajonin lindor të Kharkiv.

Por Putin tha se Rusia nuk ishte me nxitim. Ofensiva në rajonin e Donbasit të Ukrainës, sipas tij mbetet në rrugën e duhur. Ai gjithashtu theksoi se Rusia deri më tani nuk kishte aktivizuar të gjitha forcat e saj.

“Operacioni ynë sulmues në Donbas nuk po ndalet. Ata po ecin përpara, jo me një ritëm shumë të shpejtë, por gradualisht. Po marrin gjithnjë e më shumë territore” – tha Putin pas një samiti në Uzbekistan.

Rajoni industrial i Donbasit në Ukrainën lindore është fokusi i pushtimit rus. Për këtë Putin pretendon se është i nevojshëm për të shpëtuar rusishtfolësit nga gjenocidi.

Pjesë të Donbasit janë pushtuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Rajoni i Kharkivit ku u nis kundërsulmi i fundit i Ukrainës, nuk është pjesë e Donbasit.

Putin theksoi gjithashtu se vetëm një pjesë e ushtrisë ruse po lufton në Ukrainë, Ai kërcënoi me një përgjigje “më serioze” nëse sulmet ukrainase vazhdojnë.

“Ju kujtoj se ushtria ruse nuk po lufton në tërësi… Vetëm ushtria profesionale po lufton” – tha ai. Deri më tani, Rusia nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Ukrainës. Ajo i referohet pushtimit të saj si një “operacion special ushtarak”.

Por pas humbjeve të fundit të Rusisë, disa komentues pro-Kremlinit kanë bërë thirrje për mobilizimin e më shumë forcave. Një video e zbuluar kohët e fundit tregon përpjekjet për të rekrutuar të burgosur. Kjo tregon se Rusia po përpiqet të gjejë burra të gatshëm për të luftuar.

Reagimet

Putin është larguar rrallë nga Rusia që nga pushtimi në shkurt. Vizita e kësaj jave në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Samarkand ku ai takoi liderin kinez Xi Jinping thekson nevojën e tij për të nxitur lidhjet me vendet aziatike pasi u mënjanua nga Perëndimi. Por edhe atje, liderët kanë shprehur shqetësim për pushtimin.

“E sotmja nuk është kohë për luftë”, – i tha Putinit kryeministri indian Narendra Modi. Një ditë më parë, Putin la të kuptohet se Xi Jinping gjithashtu nuk e miratoi. “Ne i kuptojmë pyetjet dhe shqetësimet tuaja” – i tha ai udhëheqësit kinez në lidhje me luftën. ©LAPSI.al



10 Comments

    1. Ky duket si ata horrat qe pasi i rrahin, thone “e bona mut” dhe flasin neper lagje e tregojne budallalliqe.

  1. Ti nuk e ke me ngut, por e kane me ngut te na kthejne ne komunizem ato vipat e “emergjences klimaterike” me rrenen qe co2 qe prodhojne kafshet po na mbyt, por co2 qe emetojne ato avionat e tyre privat nuk ka problem.

  2. Sigurisht që se ke me ngut!!Se ke problem se të vriten ushtarët.Je diktator i sëmurë psiqik e per tu s’ka vlerë jeta.Por çdo diktator e ka një fund dhe do të vijë më shpejtë se nguti jot.

    1. Pse Ameriqia cfare ka bete qe me Korene e Jugut, Vietnamin, Afganistanin, Irakun, Sirine, Libine,Jemenin Somaline dhePalestinen? Rrobwirat e Lgbt mavi sorrosiane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *