• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Metës për Dvoranin

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Ilir Meta për pushimin e çështjes lidhur me një kallëzim të tij kundër ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Më herët Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte pushuar çështjen. Megjithatë Meta e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë, për të ndryshuar vendimin.

Lexo më tej:Padia e Metës ndaj Dvoranit, SPAK kërkon pushimin e çështjes

Përplasja e fortë publike mes Metës dhe Dvoranit, lindi për shkak të interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës nga Presidenti dhe KED. Këto interpretime lidheshin me procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Kushtetueses. Meta e kishte kallëzuar Dvoranin për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore”.

Hetimi i nisur ndaj Dvoranit pas kallëzimit të Metës u pushua nga Gjykata e Posaçme në nëntor të vitit të kaluar me kërkesë të SPAK. Kjo pasi nuk u gjetën elemente të veprës penale në veprimet e Dvoranit. Vendimi u la i pandryshuar nga Apeli i Posaçëm në janar 2022.



2 Comments

  1. Po pse si do denohet dvorani pas gjithe atyre ndereve qe i ka bere rames???

    Po kush do e denonte ???shoket e tij ne gj t larte???

    Muhabet vari karin

    Ka vetem nje gje te mire qe vendimet e gjykatave jane publike dhe njerezit do lexojne se ca maskaralliqesh bejne prokurowt dhe gjykatesit e vetingut. Edhe nje peshtyme me shume.ne lumin e peshtymave te vetingut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *