• |
ide | kryesore

Gjukanoviç: Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e ‘Open Balkan’ pavarësisht ç’thotë Vuçiç dhe Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në një intervistë ekskluzive për emisionin Balkan Talks, në Euronews Albania akuzon ish-kryeministrin Dritan Abazoviç si manipulator politik.

Gjukanoviç hedh poshtë pretendimet e Abazoviç se po diskriminohet për faktin se është shqiptar, teksa i kujton se iu dha mundësia të bëhej kryeministër në një shtet multietnik si Mali i Zi.

“Abazoviç është një manipulues jo i suksesshëm, në një vend multietnik si Mali i Zi atij ju dha mundësia të bëhet kryeministër. Është shqiptar etnik, po lider i një partie që ka tre deputetë në parlament nga 81 në total ndaj kjo nuk përputhet me pretendimit të tij se diskriminohet se është shqiptar etnik”, thotë Gjukanoviç.

Gjukanoviç deklaron se Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e nismës Open Balkan ndërsa thekson se do të mbështesë vetëm procesin e Berlinit për integrimin në Bashkimin Europian.

“Pavarësisht çfarë thotë Vuçiç dhe Rama, unë e perceptoj këtë si alternativë ndaj procesit të Berlinit dhe qëndrimi i partnerëve tanë perëndimore perceptohet nga unë ashtu si pritej. Është pothuajse e e pritshme mbështetja për çdo alternativë rajonale pa u thelluar. Pra, kushdo që mbështet Ballkanin e Hapur dhe çdo iniciativë rajonale e vlerësoj. Por kjo nuk më çliron nga përgjegjësia që t’i them Malit të Zi publikisht atë që është më e mira për vendin tonë; mendoj se anëtarësimi në BE është zgjidhja më e mirë dhe nëse e duam këtë gjë, mendoj se procesi i Berlinit do na çojë drejt integrimit europian”, shprehet Gjukanoviç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *