• |
ide | kryesore

Bomba e Gjukanoviç: Open Balkan, zhdukja e Kosovës

Kryesore, Lajme



“Open Balkans” si një projekt “shumë kontrovers”, është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së që ka si qëllim zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”. Këto deklarata të forta i ka bërë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në një intervistë për gazetën Vijesti. Ky qëndrim është tjetet interesant pasi shkon krejtësisht në kah të kundërt me atë të kryeministrit në largim Dritan Abazoviç, i cili e mbështet nismën Rama- Vuçiç.

Lexo me tej:

Courrier des Balkans: Rama-Vuçiç, ushtarët e vetmuar të Ballkanit të Hapur

Presidenti malazes ka dalë në mbështetje të zërave që e shohin Ballkanin e Hapur si një shantazh ndaj BE-së që nuk po i fut në gjitin e saj vendet e Ballkanit perendimor. Ai ka thënë se vendeve tona nuk i duhet një gjë e tillë: “Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë” tha ai pak javë më parë pas një takimi me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Mali i Zi në Ballkanin e hapur?/ Gjukanoviç përplaset me Dritan Abazoviç

Ndërsa këtë të mërkurë për Vijesti ai deklaroi:  “Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk e shohin as demokracinë multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, gjithçka fillon tradicionalisht nga pala serbe”, tha Gjukanoviç.

Piruetat/ Dy fytyrat e Ramës për “Open Balkan”

Presidenti malazes theksoi se qëllimi i autorëve të idesë së Ballkanit të Hapur është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që nëse ky skenar vihet në jetë, ai  do të përfundonte me “luftë dhe gjenocid”.

Të njëjtin pozicion Gjukanoviç mbajti edhe gjatë një vizite në Kosovë së bashku me presidenten Vjosa Osmani. Presidentja e Kosovës dhe ai i Malit të Zi, mbajtën qëndrimin se bashkëpunimi rajonal duhet promovuar përmes Procesit të Berlinit.

Por atyre iu përgjigj në mënyrë të rrufeshme, nga Tirana Edi Rama: “Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, tha në mes të muajit maj Rama.

©Lapsi.al

 



12 Comments

  1. Mbille gojen more titist!

    Partija e di c’ben!
    ]
    Amaneti i shokeve themelues te 1941-shit, Dushan Mugoshes dhe Milladin Popovicit do te shkoje deri ne fund!

    Open Ballkan eshte internacionalja e re e …Kristaqit!

      1. Per çeshtje nderkombetare ky qe diten e pare si kryehajdut ka ngrene mut. Askush nuk e ka pjerdhur, e nuk e Pjerdh perveç atij qe i jep urdhera, armikut te Kosoves dhe shqiptarise, Vupiç, pra!

  2. Gjukanovic shkerdheia robt (gjinine femerore)te Edvin Shkerdhatrames.Edhe Abazovicit sebashku.
    Pushti Edvin ShkardhatRama,asht ANTISHQIPTARI Nr1 i kohes.
    Vasil Laci apo Avni Rrustemi nuk ka ma’.Ashk koha e burrecave bythqire e me botox,si kurvat e ekraneve televizive.
    EDVIN FUNDIN E KE TE SHPEJTE!

  3. Kush ka sy te shikoj, kush ka veshe te ndigjoj, kush ka goje te flasi, kush ka hunde te nuhasi, kush ka tru te kuptoj, kush ka duar te preki e kush ka kembe te eci. Qershia mbi torte eshte ajo shprehja e famshme, pa din e pa iman, orator i madh tjetri!

  4. pas ngjarjes së Poliçanit, në Shtator 1992, kur Ilir Metës ju hoq imuniteti në Kuvend dhe u çua për ndjekje penale, ndodhi një kthesë e beftë pasi Bashkim Gazidedja u konsultua me Sali Berishën. Befas ai u la i lirë dhe u bë luajal me pushtetin e Sali Berishës.Sa shpejt i harrove agjentet serb salih bisturia dhe metaj mundesi

  5. GJukanovic ka hallin e Malit te zi normalisht, sepse po te mos ndalej nga amerikanet, Mali i Zi do ishte kafshata me e lehte dhe e para ne liste, qe do gllaberohej nga serbo cetniket. Por njekohesisht, Mali i Zi, sidomos pjesa bregdetare sot eshte me i sigurti,me i mbrojturti nga dyndjet serbe,sepse kurre ne asnje opsion,sdo lejohet qe Serbia te kete dalje ne bregdet,qe do te thoshte dalje e car Putinit ne Adriatik. Por ne nje Open Ballkan, mjaftojnin vetem disa mijera kolon serbe drejt Malit te Zi dhe ndryshon % serbe ne ate shtet qe dmth Mali i Zi behet shteti i dyte serb ne Balkan.Kosova ska shans te zhduket(bile dhe titulli tingellon keq), por qe ne nje union me serbet, veriu i Kosoves behej shume me i rrezikuar, kjo ska dileme.Sepse duke shfrytezuar “lirine e levizjes”/punes, serbet do benin ate qe dine te bejne me se miri, kolonizimin 100% te veriut. Natyrisht do detyroheshim te luftojme, por atehere do ishte me e veshtire,sepse do luftonim nje Serbi gjigande,(Serbi+Serpska+territori i Mali te zi qe ui mundesonte ndihma nga Rusia dhe Kina nepermjet detit,Pjesa sllavo maqedonase). Prandaj dhe e kemi kundershtuar kaq ashper, dhe kurre sdo lejohet te ndodh Open Ballkan,tashme i vdekur

      1. Neve? Kush neve? A bere ndonje referendum,qe flet me NEVE? Po nqs se ke lidh kerhizen me kosovaret, pse nxiton ta lidhesh me serbet? apo personalisht ke ndonje lidhje gjaku me ta dhe mezi po t’pritet..nejse mos e ushqe veten me shpresa te kota, se te siguroj qe sdo behet Open Ballkan

  6. Shantazhet e tua mund t’i haje vetem ndonje shpirtzi i ngjashem me ty.

    Prapa kercenimit tend banal, dallohet qarte, frika dhe paniku yt, te cilat kane kohe, qe te jane kthyer ne makth dhe semundje kronike.

    Per ne te tjeret, ti je thjesht nje superhajdut, abuzues i pushtetit, i korruptuar, fuks, i pabese, armik dhe turp i popullit dhe i vendit tend.

  7. Pse flet ne emer te pergjithshem “ti” ??
    Une kam te njejtat mendime me Arber Kosoven,dhe pjesa me trime e popullit tone ështe Kosova.
    Apo ke bërë dy lekë ti ,ndoshta pa merite,dhe do te dalesh pa vize ne Ballkanin e “Hapur”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *