• |
ide | kryesore

Sa do të na kushtojë energjia elektrike në vijim

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
energjia



Ndërsa vendimi i Edi Ramës për të rritur çmimin e energjisë elektrike nga data 1 tetor ka nisur një luftë numrash për partitë politike, qytetarët janë të paqartë nëse do të detyrohen të paguajnë më shumë për korentin, dhe nëse po, sa më shumë.

Deputetja Jorida Tabaku postoi sot në Facebook tre shembuj të ndryshimit të faturës së energjisë me kalkulimin e ri.

Rasti i parë: Nëse paguaje 102 mijë lekë të vjetra energji, me skemen e re paguan 141 mijë lekë të vjetra.

Rasti i dytë: Nëse paguaje 114 mijë lekë të vjetra energji, me skemën e re paguan 182 mijë lekë.

Rasti i tretë: Nëse paguaje 125 mijë lekë, me skemën e re paguan 242 mijë lekë. (tabela sipër)

Pra, sa më shumë shkon sipër vijës së kuqe të konsumit 800 kilovat/orë, aq më e madhe bëhet diferenca me çmimet fikse. Aq më shumë del në pah se konsumi i lartë i energjisë, mund edhe ta kalojë dyfishimin e faturës aktuale të shqiptarëve.

Rritja e çmimit është deri në 4-fish, siç shkruan në Facebook Jorida Tabaku. Deputetja thekson se janë plot 100 mijë familje që do të vuajnë nga këto rritje çmimesh.

Kryeministri i vendit jep një vlerësim tjetër. Sipas tik, janë rreth 40 mijë familje që konsumojnë mbi 800 kilovat orë energji elektrike në muaj. Në kulmin e dimrit dhe verës, Rama thotë se shifra shkon afro 60 mijë familje. Dhe këtë e vë në kontekst me 1 milion e 90 mijë familje të tjera në vend. Sipas Ramës së këtyre javëve, këtu nuk gjendet krahasimi. Në një periudhë krize, kush nuk kujdeset, do të paguajë.

Për t’ju sjellë në vëmendje si përkthehet konsumi 800 kilovat orësh i një familjeje në muaj, po sjellim tabelën shpjeguese që nxorri Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës. ©Lapsi.al 



16 Comments

  1. Plani eshte i thjeshte. Kane marre udhezim faturuesit qe faturimin mujor ta bejne psh: leximin e muajit aktual ta bejne ne dt 27 qe te dali fatura nen 800 kilovat muaj dhe muajin pasardhes leximin ta bejne ne dt 31 dhe kesisoj te dali sikur ke konsumuar mbi 800 kilovat muaj. Kesisoj rriten te ardhurat 🙂

    1. Kane bere hesapet ne vere qe harxhohet me pak. Tani ne dimer do hame Derrin si gjithmone qe te mbusshen xhepat e tyre

      1. Edhe e diskuton !!! Un ne dimër harxhoj rreth 800 kwh fiks se perdor ngrohëse elektrike…. E futme e çfar se!

  2. Prisni sa te vije Saliu se dritat do ti keni gratis sebashku me ujin.
    Pagani qener paguani se vete e kerkuat.

  3. Mos u merzisni se erdhi tetore , ne fillim te nentorit ulni breket dhe paguani . Mos hani mut me fjale por veproni , hajdutet e rilindjes duan para . Kurvat patronazhiste duan rrogat ne fund te muajit .

  4. Me ket skeme do ta pesoje me shume se 50% e popullates qe po ti shtosh edhe biznesin shkon me shume se 80% .
    ta gezoni rilindjen e hajnise o dele .

  5. Berisha në vitin 2000: Meta ‘lavatriçe parash’, mori 200 mijë USD me një dorë! Përveç floririt, ka vjedhur dhjetëra arka me monedha (Si e vendosi paqen videoja me Shkëlzenin)

  6. Epo ato qe harxhojne me shume se 800 kw jane pasunor borgjezie, vetem shoket e partise lejohet te harxhojne sa te duan

  7. JU HAP NJE RRUGE TJETER PALLOSHIT PER TE DENUAR FUKARANE
    POR EDHE FUKARAI E MERITON PERDERISA NUK NGRE ZE E NUK ZE ARMEN

  8. Edhe skllavi dje ka pas me dinjitet dhe te drejta sesa ty sot or popull .
    Sa do durosh akoma o popull????????????

  9. kupton se e vetmja gjë që ka në tru ajo gruaja, është se në këtë vend leje për të vrarë jep vetëm Sali Berisha.

    Mund të mos të të lejojë ligji, Kushtetuta, e drejta zakonore apo gjithkush tjetër, por po të dha leje ai, ti mund të vrasësh. Kjo është e vetmja arritje madhore që Sali Berisha ka rritur të ngulisë në mendjen e qytetarëve të këtij vendi.Masturbim nga shpellkaret e salih metaj

    1. Sa per tu meshiruar je ti i 22:24
      Keqardhje per njerezit qe sduan te shikojne e te kuptojne,zoti i hapte syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *