• |
ide | kryesore

Berisha për rrëzimin e TIMS: Është tronditëse, në pikat kufitare qarkullon lirshëm çdokush

-Instant, Lajme, Të fundit
TIMS



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, duke komentuar situatën e krijuar me ligjin në Shqipëri pas sulmit kibernetik që ka “hedhur në tokë” edhe sistemin TIMS.

Berisha theksoi se sot çdo e dhënë për bandat në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit dhe shitet në treg, ndërsa akuzoi qeverinë si banda më e madhe, që sipas tij sulme të ngjashme i ka realizuar në vazhdimësi.

Lexo edhe:

Sulmet kibernetike, probleme me sistemin TIMS në juglindje

“Në zhvillimet e fundit në vend gjithçka, çdo e dhënë e fshehtë që ka ekzistuar në arkivën e vendit për bandat dhe kriminelët sot është në treg dhe kjo përbën një zhvillim në pamje të parë shumë tronditës. Kur mendohesh dhe arsyeton e konstaton se banditët më të mëdhenj të këtij vendi, shefat e bandave të vendit janë në Parlament, në qeveri dhe institucione atëherë është e kotë të dramatizosh një diçka që në një vend normal është me të vërtetë dramatike.

Sot pikat tona kufitare qarkullojnë lirshëm, hyjnë e dalin të kërkuar e të pakërkuar sepse sistemet nuk funksionojnë. Përsëri sot ortakët e tyre hyjnë në Parlament, hyjnë në qeverie dhe hyjnë në institucione. Po të krahasosh se pasuritë e krijuara nga ata me akte malavite , krahasuar me ministra dhe zv.ministra të tjerë me firmë qeveritare janë thërrime me krahasimet e tyre. Është e vërtetë që ishte një sulm i një fuqie armike, por këto kanë ndodh rëndom nga vetë qeveria dhe bandat e saj”, tha Berisha.



15 Comments

  1. Shoqatë që u ngrit pikërisht me fonde të këtyre biznesmenëve për të ndihmuar fëmijët autikë, por që në fakt, nëse shkon atje, duhet të paguash më shumë se kudo tjetër.

    Tjetër grua që të mbahet mend për sukses nga ajo kohë, nuk na vjen ndërmend.

    A po, kur po largohej filloi të promovohej edhe Armina, po ajo e shkreta u mjaftua veç me një dyqan brekësh!Mbasi shiti informacione te Iranianet tani na ben si nje trim Qyrrs njelloj si qim peka

  2. Sistemi timse eshte rikthyer ne sherbim te policis kufitare o budalla po sdin gje ti dhe ky lapsi se doni vec me shkrujte dhe me fol gjona te pa vertet per te akuzu ramen

  3. Nuk e kuptoj se si ky portal shkruan kaq lajme te felliqura, jeni per te ardhur keq si ju portali po dhe saliu qe vetem rrin e shpik gjera kunder qeveris se ska ca te bej ne shtepi

  4. A thua non gratat e tjera qe mund ti japin Berishes do bejne qe te ndaloje sado pak vjedhjet qe ben Edi Rama? Po qe kshu, ishalla e mbulojne me non-grata Salen se vertet i meritoka ato non-gratat:).

  5. Kalo ti ke ndoshta se un jo me larg se para 1 jave provova te kaloj dhe me timsi me nxorri ekspulsin qe kam pas marre

  6. O sali e kuptojme qe do te kapesh patjeter diku po spo ja del dot, edhe rri behesh i bezdisshem prej budalliqeve qe nxjerr nga goja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *