• |
ide | kryesore

Fatura e energjisë/ Ku po manipulon qeveria

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama dhe faturat e energjise



Qeveria shqiptare rriti çmimin e energjisë përtej një fashe prej 800 kw/h për konsumatorët familjarë, duke filluar nga data 1 Tetor e këtij viti. Vendimi u mor sot nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë. Deri 800 kw/h çmimi i energjisë do të kushtojë 9.5 lekë.

Mbi këtë limit, çmimi bëhet 4 herë më i shtrenjtë dhe do të kushtojë 42 lekë për kilovat. Në mbledhje u bënë edhe përllogaritjet e faturës për konsumatorët, nga ku rezultoi se për 850 kilovat për orë, fatura e një familjeje do të jetë rreth 120 mijë lekë të vjetra. Për 800 kilovatët e parë, fatura mujore llogaritet 7600 lekë.

50 kilovatët e tjerë llogariten me 42 lekë dhe kushtojnë 21 mijë lekë të tjera. Shtohet këtu taksa e televizorit prej 1 mijë lekësh, plus TVSH prej 19 mijë e 400 lekësh të vjetra.

Lexo edhe: Bëhuni gati të paguani më tepër, ERE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Shifra arrin në 110 mijë e 740 lekë në muaj për një familje që në këto kushte do të detyrohet të kursejë sa më shumë në mbrëmjet e ftohta të dimrit.

Kleçka e mesatares prej 800 KW/H

Kryeministri Rama ka shpjeguar se shifra 800 kw/h ndan familjet me një palë elektroshtëpiake dhe ato familje të pasura që kanë shtëpi të mëdha, me disa elektroshtëpiake.

“Kjo është vendosur me një logjikë duke marrë parasysh që deri në 800 kw/h mund të plotësohen të gjithë nevojat për konsumin shtëpiak. Nevojat bazë në kushtet kur s’ka kufizim energjie, mos harrojmë këtë fakt”, shpjegoi Rama për periudhën Tetor-Janar.

Shifra prej 800 kw/h është mesatare vjetore. Dihet se në verë konsumohet më pak se në dimër. Mesatarja prej 800 kw/h nuk është mesatare e konsumit të energjisë në dimër, kur do të aplikohet rritja e çmimit të energjisë. Pikërisht për këtë pritet që shtrenjtimi i energjisë të prekë edhe familjet jo shumë të pasura.

Rama: “Preken 40 mijë familje” por statistikat dëshmojnë mbi 70 mijë

Në llogaritë që i bëri rritjes së çmimit të energjisë, kryeministri Rama tha se shtrenjtimi prek rreth 40 mijë familje. “Janë 1 milionë e 90 mijë familje që konsumojnë deri në 800 kw/h dhe 40 mijë familje që konsumojnë mbi 800 kw/h. Dhe në periudhën e pikut kur është shumë nxehtë, ose kur është shumë ftohtë, ky 40 mijë shkon në afro 60 mijë, 58 mijë e diçka. Tani vendoseni në shkallë 60 mijë me 1 milionë e 90 mijë. Dhe del besoj rezultati”, tha Rama.

Por Open Data ka bërë sot një përllogaritje tjetër, sipas së cilës shifrat e kryeministrit janë manipulative. Kjo mund të ndodhë sepse qeveria i bën përllogaritjet përmes një mesatareje vjetore dhe jo sipas shifrave të muajve të dimrit.

Në muajin dhjetor, sipas Open Data Albania janë 71 mijë e 278 familje shqiptare që harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë (energji elektrike) në muaj dimri.

Një në dhjetë familje e shkel pragun prej 800 kv dhe për pasojë preket nga rritja e çmimit dhe e tarifës për konsum të energjisë elektrike. Në vend janë rreth 829 mijë e 857 abonentë familjarë. Në muaj të ndryshëm konsumi i tyre varion dhe muajt e dimrit janë me më shumë konsum.

Familjet që harxhojnë më shumë jo detyrimisht janë më të pasur e që kanë potencial për konsum të shtrenjtuar. Ato janë kryesisht familje me disa anëtarë, me përkujdesje për fëmijët apo familje me dy dhe tre breza në strukturë./Lapsi.al



10 Comments

  1. Ec Ramazan, ngulja sa me shume popullit pellazg liridashes se mban. Vetem Saliu te jete non grata pa ci qi tëmën, do ja bej si do ja beje il popolo. Ah po harrova, eshte dhe lufte ne Ukraine dhe te turperojme nese bejme ndonje proteste:)

    Te qifsha robt o Xono!

    1. soorrrros shkerdhat homoseksuali e mori meqafe shqiperine

      shkerdhatat globaliste duan me heq putinin dhe vk se sa miliona njerez vuajn

    2. Bravo Lapsi qe merr mundimin dhe ben nje analize me te thellar se lajmet “u rrit cmimi per te pasuri”. ..ne janar ashtu si me naften besoj do na i ulin nja 3 qindarka.

  2. Meqe tema e ketij artikulli eshte per energjine elektrike .Disa dite te shkuara ne gazeten Monitor ishte nje artikull ku sipas te dhenave qeveritare 670 mije abonente harxhonin nga 200- 300kvh.Nga nje milion e 90 mije ne total abonente i bie afersisht 64% e shqiptarevet qe harxhojne le te themi 300 kWh ne muaj.A ka ndonje njeri qe ka bere dy klase shkolle ti tregoje qeverise se keta qe harxhojne kaq pak energji elekrike jane nen kufirin e varferise qe nuk kane frigorifer,lavatrice apo stove gatimi,harojeni kondicionerin,per te ata as e enderojne. E kjo qeveri le te beje nje km rruge me pak kete vit qe kushton 20 milion euro e te ndihmoje keta fakire ta shtyjne kete dimer pa vdekur nga te ftohtit dhe pangrenia.Kur them per nje km rruge,ka me qindra projekte abuzive qe prishen parate e mbledhura nga taxat tona

  3. Mire qe e rrisin se nuk kane nga ia mbajne, po me TVSH-ne pse duhet te fitojne? Nuk e permendin fare faktin se perveç shtrejtimit duhet te vijojme te paguajme edhe 20% plus veçse e blejme, dhe per kete se nuk kemi nga t’ia mbajme. Na duhet enegjia. Keta mund te bejne nje xhest komercial, nje ulje te TVSH-se pertej 800KWh.

  4. Sekti mavi e ka kthyer kete vend ne nje çemndine totale . Ne vend qe çmimin ta vendos ERE , e vendos qeveria dhe per çudi ERE e miraton qorrazi pa as me te voglen analize . Perveç kesaj duke abuzuar me mesataren qe konsumohet ne muaj abuzohet edhe me numrin e familjeve qe kap kjo fashe . Sipas specialisteve te vertete , per nje shtepi prej 75 m2 me kater persona , mesatarja mujore ne stinen e dimrit e kalon 1200 kw/h dhe luhatet midis 1200 – 1500 kw/h .
    Ta 4.4 fishosh çmimin e energjise mbas 800 kw/h eshte nje çmenduri me vehte ashtu siç eshte i gjithe sektori i energjitikes . A e dini se abuzimi ne kete sektor do ta bente abuzimin me inceneratoret te dukej qesharak ?

    Megjithate manipulimi i qeverise nuk qendron tek fasha prej 800 kw/h , kjo ishte per te matur temperamentin e popullates . Krismen do ja degjoni pas pak muajsh . I gjati ine ka me shume se nje vit qe ka shpallur “krizen” energjitike ende pa ardhur lufta dhe kjo nuk ishte e papritur apo nje rrufe ne qiell te hapur por e paramenduar me se miri . Synimi final i ketij manipulimi eshte ngritja e çmimit te energjise . Do shikoni se nga fundi i nentorit çmimi i energjise do te dyfishohet . Shpresoj te gaboj por intuita me thote te kunderten , tashme i gjati ine eshte bere shume i lexueshem .

    Skeni pare gje akoma . Deri ne çastin qe nuk do na “ngrefet” i gjati ine do tall hallatet me ne .
    Nje popull qe fle gjume , gdhihet ne diktature .
    Nje popull qe harron , eshte i destinuar te vdes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *