• |
ide | kryesore

Olivia Wilde sqaron debatin me Shia LaBeouf: Më dha ultimatum

-Instant, Paparazzi, Slider



Olivia Wilde ka folur sërish për debatin e saj me Shia LaBeouf. Aktorja deklaroi se ishte ajo që e pushoi Shian pasi ai i dha një “ultimatum” mbi Florence Pugh.

“ Ai është një aktor fantastik, por nuk do të funksiononte, “tha Olivia në “The Late Show with Stephen Colbert”. “Kur më dha ultimatumin, ai apo Florence, unë zgjodha këtë të fundit.

“Në përgjigje të pretendimit të LaBeouf se Wilde i ishte lutur që të qëndronte në projekt, ajo sqaroi: “Ai  ndjente se po largohej dhe unë ndjeja sikur po vazhdonim pa të. “Në fillim të procesit të bërjes së filmit, si regjisor, u përpoqa të ndërmjetësoja një situatë mes njerëzve për të parë nëse ata mund të punonin së bashku të lumtur,” shpjegoi Wilde. “Sapo u bë e qartë se nuk ishte një marrëdhënie pune e qëndrueshme, më dhanë një ultimatum. Zgjodha aktoren time . Jam shumë e lumtur që e bëra.

“Në atë kohë, a u mërzita që nuk ishim në gjendje ta bënim të funksiononte? Po. A dolën në dritë më vonë informacione rreth tij që më bënë të bindur se morëm vendimin e duhur? Po,” shtoi ajo.

Olivia u ndal gjithashtu dhe tek raporti me Pugh. “Florence Pugh është po aq e mirë në punë dramatike sa edhe në aksion”, tha ajo. “Nuk kam asgjë tjetër veçse respekt për talentin e saj. Ajo është fantastike. ”

LaBeouf, ndërkohë ka mohuar pushimin nga puna. Aktori deklaroi se largimi i tij nga “Don’t Worry Darling” kishte të bënte më shumë me një konflikt planifikimi.”Ne të dy i dimë arsyet e largimit tim,” thuhet se i shkroi ai Wilde në një email. “E lashë filmin tuaj sepse unë dhe aktorët tuaj nuk gjenim kohë për të bërë prova.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *