• |
ide | kryesore

Zëri Amerikës: Hije dyshimi mbi vendimin për mbylljen e dy institucioneve arsimore turke

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri kolegji turk Mehmet Akif, një istitucion arsimor jopublik dhe kopështi për fëmijë “Zübeyde Hanım”, pjesë e “Turgut Ozal Education”, reaguan sot ndaj vendimit të autoriteteve për mbylljen e aktivitetit të tyre. Ata pretendojnë se vendimi është i padrejtë.

Ministria e Arsimit, tha sot, për rastin e kolegjit Mehmet Akif, se shkak ishte bërë fillimi i procesit mësimor në një mjedis të pamiratuar më parë prej saj. Kolegji Mehmet Akif është pjesë e fondacionit Gulistan, i lidhur me klerikun turk Fetullah Gulen. Masa e autoriteteve shqiptare ngre dyshime se pas saj qëndron kërkesa e përsëritur e president turk për të mbyllur të gjitha aktivitetet e financuara nga Gylen në Shqipëri.

Nxënëset e Kolegjit turk “Mehmet Akif” protestuan sot në oborrin e shkollës, pasi një ditë më parë qeveria vendosi mbylljen e saj, pak ditë pas fillimit të sezonit të ri. Atyre, iu bashkuan mësuesit por dhe prindër të ndryshëm, ndërsa ato rreshtuan medaljet dhe vlerësimet e marra nga autoritetet, për rezultatet e larta. Kolegji ushtron veprimtarinë e tij që prej fillimit të viteve ’90 në Shqipëri.

Në një shpjegim për vendimin, ministrja e Arsimit Evis Kushi, vuri në dukje se Kolegji ka nisur procesin mësimor në një vendndodhje dhe mjedise të reja, të pamiratuara nga Ministria dhe se kriteret ligjore nuk janë plotësuar edhe pse është kryer dy herë verifikimi i tyre.

Por drejtori Mustafa Ertekin dha një version të ndryshëm. Sipas tij komunikimi me ministrinë ka nisur që prej më shumë se tre muajsh dhe vërejtjet kanë qenë, në një rast për pozicionin e dërrasës, që kishte rezultuar i papërshtatshëm me këndin e dritës, dhe në një rast tjetër për palestrën. Sipas tij të dyja vërejtjet janë marrë në konsideratë. Ai u shpreh i habitur me vendimin: “Në këto momente nuk mund të bind dot as nxënësit, as prindërit dhe as punonjësit se këto janë kushte për të mbyllur një institucion”

Kolegji është pjesë e fondacionit “Gulistan”, i lidhur me klerikun turk Fetullah Gulen, i shpallur nga autoritetet turke si organizator i grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016. Që prej asaj kohe, në mënyrë të përsëritur Ankaraja ka kërkuar mbylljen e aktiviteteve të financuara nga Guleni, apo organizata Feto.

Kjo kërkesë ishte një refren i deklarimeve publike të presidentit turk Recep Taiyyp Erdogan dhe gjatë vizitës së tij në Tiranë në muajin janar të këtij viti. Madje dhe në fjalën e tij në parlament ai bëri një paralajmërim të hapur, kur tha se kjo çështje shihet si “parakusht i vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik” mes dy vendeve.

Ministria e Arsimit hodhi poshtë dyshimet e forta se pas vendimit të saj qëndronte pikërisht këmbëngulja e Turqisë. Po ashtu dhe kryeministri Edi Rama, në një postim në Twitter, u shpreh se nuk ka vend për teori konspirative dhe se qëllimi i vetëm ka qenë “zbatimi i barabartë i ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më pare”.

Me të njejtën, arsye, atë të mosmiratimit të ndryshimit të vendndodhjes, që prej javës së shkuar është njoftuar dhe mbyllja e aktivitetit të kopshtit për fëmijë “Zybeide Hanim”, pjesë e Turgut Ozal Education. Por në këtë rast, kopështi ndodhet në godinën aktuale që prej vitit 2004, dhe sipas drejtuesve të tij, por dhe avokatit Isuf Shehu, në atë kohë, miratimi i vendndodhjes nuk ishte kërkesë ligjore. Ata shpjeguan se në zbatim të rekomandimeve të inspektimit, kishin paraqitur megjithatë kërkesë në muajin shkurt të këtij viti për miratimin e vendndodhjes, dhe se përgjigja kishte ardhur vetëm javën e shkuar, pas 7 muajsh, ku kërkesa refuzohej, pasi mungonte akti higjieno sanitar.

“Rrethanat na bëjnë të besojmë se jemi sjellë përballë një fakti të tillë nisur nga situata jashtë sferës së zbatimit të ligjit, të cilat nuk lidhen me arsimin”, deklaroi sot Gentiana Burimi, drejtoreshë e kopështit për fëmijë.

Turgut Ozal Education, ka qenë po ashtu pjesë e financimeve të Gulenit, por prej disa vitesh ka ndërruar zyrtarisht pronarë, duke i kaluar një kompanie me bazë në Hollandë e zotëruar megjithatë nga disa shtetas po turq./VOA/



18 Comments

  1. Çështja e zybejdese qenka problemi me i madh qe ka shqipëria sipas voas
    Pse skujtohen njihere për pronat e atyre që u vranë e pushkatuan për gjithë ata të vrarë pa gjyq për dosjet 30 vjet pa.u hap
    Për marrëdhëniet që kanë shba me të pjellet e komunistëve 30 vjet në pushtet
    Prandaj jemi demokrature dhe ndodh edhe zybejdeja që mbyllet.

    1. Jo hije dyshimi o zëri i Amerikës por e qartë si drita e diellit.Mori urdhër nga Erdogan dhe e mbylli.Qeveri komuniste e antishqiptare.Sepse tek e fundit kush janë që e pësojnë. Nxënësit dhe familjet e tyre.Dhe në se ka ndonjë gjo konform ligjit i jep mundësi ta korrigjojë dhe të vazhdojë viti shkollor.Nuk besoj se ka pasë noi problem por e në se ka pasë nuk i kanë çu as një lloj letre zyrtare.Ai thjesht mori urdhër dhe veproi si diktator me urdhër të nji diktatori tjetër.

      1. O Gimi o injorant cfar zeri amerikes thua ti mo po esht zeri i lapsit dhe mbyllja nuk u be per shkak te erdoganit mos sajoni historira te kota shkolla u mbyll per shkak se kishte ber shkelje ligjore saper komonista shihni veten tuaji se jeni ju komunista qe shkoni pas sali berishes dhe kujit i djek se u mbyll nje shkolle private qe ben shkelje ligjore juve injoranteve qe nuk doni te mesoni po doni te merrni dhjeta me lek prandaji ju ka zen paniku dhe qe ta dish ti o shpellar i sali berishes para ligjit nuk dilet se ne fakt ju shpellaret e sali berishes jeni mesu ti shkelni ligjet me dy kemb sa her tju doji qefi

      1. O injorant po ku mo i ka mbyll shkollat ka mbyll kristslin dhe nje shkolle private qe ben shkelje ligjore vetem keto dhe boll me shpifje se ai sali berisha kur ishte ne pushtet i qoi drejt degratimit shkollat se ju shpellaret e sali berishes kesoji shkollash doni kristal shkolle private qe te merrni dhjeta me lek pune e madhe se shkelen ligjet vetem te marr dhjeta me lek ja keto jeni ju shpellaret e sali berishes

  2. Por kur u hap si shkolle a folet ndonje fjale ju te Lapsit.
    Ju as qe e dini qe egziston kjo shkolle idene nuk e keni.
    Boll te pjerdhim kot kunder qeverise.
    Kot fare me gazetare mami.

    1. Që firmos paemër, nuk bën keq o no name and nobody. Ti ke vetëm një emër të përgjithshëm, si sendet, si djathi, qumështi, spiunët, patronazhistët. Sa këllirë që je.

  3. Keta te Ridhjerjes te ofendojne dhe intiligjencen elementare . Do ishim disa dekada para te kishim shkollat tona si ato qe u mbyllen .Turp! Mos flaseim pastaj per nivelin e edukimit dhe mesimdhenjes.

    1. cfar thua mo o injorant ofendekemi ne sipas teje po ju shpellaret e sali berishes dhe ilir metes cfar nuk thoni e cfar nuk shani me lloji lloji fjalesh te ndyra dhe banale dhe ne nuk ju themi gje jo se ju kemi frik por nuk kemi edukaten tuaji

  4. Dyshim i aresyeshem dhe jo “hije dyshimi”, e dashur VOA.

    Pse SHBA mban Gylenin dhe nuk perze gylenistet, ndersa Rama, aleati i “madh” i tyre i ben hosana Baraba sulltanit Erdogan?!

  5. Ti zhduke te gjitha shkollat turke qe salihu i shtoje ne gjithe vendin,ka bere gjene me te mire qe e mbylli shkollen qe nuk plotesonte as nje kusht

    1. kur ishte sali berisha ne pushtet peoriteti per arsimin ka qen diploma fallso shiteshin e bliheshin diploma fallso universitete fantazem dokotoratura fallso nje pedagog mbante 30 doktorant piramidat neper universitete lulzonin sheshit dhe per shtat pal qefe shkollat ishin te rrethuara me qoska ku shiteshin pilaf qofte raki madje dhe ne oborret e shkollave kulltoshin bagetit mesuesit rrishin 6 muaji pa rroge madje u perdorshin per fushata ose ndryshe u flaknin ne rruge buxhet zero ja ky ka qen arsimi ne kohen kur ishte sali berisha ne pushtet arsim rrumpall dhe burdello

  6. Ka e pe o ti pa ymër i 20:28 .E pe me atë me xham apo atë pa xham.Nuk e di nëse e di këtë batutë e një filmi.Per të thënë se ti nuk di asgjë.Dhe je patronazhist shërbëtor i së keqës.

    1. O Pensionisti po kaq injorant je qe qdo gje ju shpellaret e sali berishes do e beni politike po ajo shkolle u mbyll se kishe bere shkelje ligjore nuk u mbyll kot prandaji boll me shpifje se ju shpellaret e sali berishes dhe ilir metes vetem vrer nxirrni ju vetem shani ven e pa ven mallkoni genjeni shpifni dhe sajoni historira

  7. O lapsi o kazan shpifes dhe injorant o analista injorant dhe ju o gazetar idjot dhe ju komentusa injorant qe komentoni pa lidhje

    ju te lapsit na thoni zeri amerikes genjeshter nga ana juaji se ju te lapsit vetem genjeni shpifni dhe sajoni historira

    ju komentusa injorant thoni se ajo shkolle ka nxjerr nxenes ekselent si i ka nxjerr ekselent duke mar dhjeta me lek se ne shkoll private nga mos dalesh ekselent se pagun lekun

    dhe ai qe meson meson kudo dhe ne shkolle publike nuk trembet

    ju sulmoni ministren Evis Kushi dhe i thoni qe ti po genjen

    Evis Kushi nuk genjen kurre per kete ju siguroj gjithmon thot te verteten dhe esht shum e drejte dhe shum e sinqerte

    saper nxesit e kesaji shkolle nuk do lihen pa shkolle por do te transferohen ne nje shkolle tjeter

    dhe ju shpellaret e sali berishes dhe ilir metes boll hodhet balt se ju vetem shani ven e pa ven mallkoni genjeni shpifni dhe sajoni historira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *