• |
ide | kryesore

Këlliçi: SPAK të hetojë shoferin e zyrtarit të Bashkisë Tiranë që u kap me kokainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
belind kellici, veliaj, qato, tirane, shoferi, kokaine



Deputeti, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me arrestimin për kokainë të shoferit të një drejtuesi të një institucioni në varësi të bashkisë Tiranë.

Sipas tij, SPAK duhet të hetojë kreun e bashkisë Tiranë.

“Narkotrafik bashkiak! Makina e Bashkisë Tiranë transporton kokainë dhe armë! Stema e Bashkisë Tiranë në makinë është garancia e narkotrafikut. Staf i përzgjedhur nga kryebashkiaku Veliaj. Të gjithë në sitën e tij. A ka SPAK të hetojë Erion Veliajn dhe drejtorin Mariglen Qato, apo bashkisë i lejohet transporti i mallit?”

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Klaudio Malaj dhe ka caktuar masën e arrestit me burg për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Burimet jo zyrtare bëjnë më dije se Malaj është shofer i një insitucioni të rëndësishëm pranë bashkisë së Tiranës, ku i arrestuari ka qenë i emëruar edhe tek ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime.

Ndalimi i tij ndodhi më datën 18 shtator rreth mesantës gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e Repartit “Shqiponja” në rrugën “Kokonozi” në Tiranë.

Sipas burimeve të sigurta në makinën e Malajt janë gjetur 35 doza kokianë që ishin gati për shitje.

Këto doza janë gjetur në një kuti syzesh dhe një kuti cigaresh. Përveç dozave të kokainës Malajt i janë gjetur 3 armë zjarri pistolete dhe municion luftarak ne banesë.

Po ashtu Prokuroria ka ushtruar kontroll në banesën e Klaudio Malajt ku gjatë kontrollit, në salon në një dollap u gjet një çantë e zezë sportive brenda së cilës u gjet kokainë, një peshore elektronike.

Në dhomën e gjumit të Malajt, në komodinën ngjitur me krevatin, u gjetën në një kuti metalike ku brenda saj ndodhej një armë zjarri pistoletë pa karikator të vendosur dhe pa fishek në fole, nje armë zjarri pistoletë model “Zastava” me mulli, pa fishek në fole, një armë zjarri me pistoletë e vogël me ngjyrë gri.

Policia i ka gjetur kokainën dhe armët pa leje dhe gjatë ndalimit të tij ai është mundur t’i shmaget kontrollit duke treguar këtë steme të bashkisë së Tiranës, ku ka treguar se punon pranë këtij institucioni.



3 Comments

  1. Ku qendron problemi????!!!!
    Po ketambollen gjithe shqiperine me droge , tani ju i ndaloni transportin?
    Asnje çudi ne kete vend çudirash

  2. Nga viti 2005 deri në vitin 2009, Sali Berisha angazhoi të gjithë strukturat e nevojshme shtetërore për të privatizuar dhe kaluar në duart e familjarëve të tij pronën shtetërore ish Klubi Partizani.

    -I vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim.

  3. Gjeneral pas lufte,ku ishte ne ate kohe ky gjenemuti qe nuk foli apo çedo,pas furtunes te gjithe dalin trima ,por ky xhenerali paska qendruar ne bunker dhe del tani si kerpudhe dhe flet ,mbase do te behet zv shef shtabi ,e ka pas qejf me kohe,xhenerali ypppp, qe dine vetem te spjunojn njeri tjetrin ,pse nuk ka fol ky xhenerali kur u mbyllen radaret dhe pikat e marines 🤮🤮🤮

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *