• |
ide | kryesore

“Nuk jemi grup”: Strakosha flet hapur, Abrashi kritikon “të rinjtë”

-Instant, Sport
Strakosha



Zhgënjim. Nuk ka fjalë tjetër për të përcaktuar gjendjen shpirtërore të lojtarëve të kombëtares, pas 1-1 me Islandën. Shqipëria mbeti e fundit, edhe pse luajti në shtëpi për 80 minuta në superioritet numerik. Një moment i vështirë që lojtarët: Strakosha, Lenjani e Abrashi i kanë dhënë zë, duke theksuar mungesën e një grupi të vërtetë…

STRAKOSHA

I rikthyer titullar mes shtyllave në dy ndeshjet e fundit, Thomas Strakosha e ka shpërndarë përgjegjësinë mbi lojtarët dhe trajnerin: “Jemi në një moment të vështirë. Duhet të kuptojmë që grupi nuk është si duhet, ndonjë fitore vjen edhe nga grupi. Duhet të jemi me shumë personalitet në fushë, mos presim nga trajneri. Duhet ta formojmë grupin vetë. Duhet të bëjmë kritikë te vetja. Fati është me më të fortët. Në Izrael luajtëm me frikë. Duhet të jemi vendimtar në fushë. Kur ishim 11 kundër 10 duhet të gjenim golin e sigurisë. Mungoi fati, pjekuria, por edhe përqendrimi në minutat e fundit”.

Lexo më tej: “Duhet të ndryshojmë, nuk e them unë kush. Nëse jam e keqja iki”: Cikalleshi emocional lajmëron masa drastike

LENJANI

Autori i golit, Emir Lenjani, nuk ka arritur ta festojë si duhet golin me kombëtaren. Barazimi në shtesë ka venitur cdo kënaqësi të mesfushorit: “Jam i lumtur që shënova golin, por jo për rezultatin. E kishim analizuar lojën dhe u fokusuam te gabimet në fund. Duhet të mësohemi që mos të na ndodhë më – tha lojtari i Ümraniyespor -. Në kohën e De Biazit nuk kishim lojtarë që luanin në liga shumë të mira. Kemi lojtarë që luajnë në Seria A, në La Liga. Tani kemi më shumë kualitet, më shumë cilësi.

ABRASHI

“Është e vështirë për t’i gjetur fjalët për këtë ndeshje. Abrashi nuk bën gola, por duhen të gjithë çunat që të luajnë për Kombëtaren të japin maksimumin”. Amir Abrashi e nisi kështu fjalën e tij, pa ngurruar të japë ndonjë kritikë për shokët e skuadrës: “Kur vijnë këtu duhet të dinë për çfarë luftojnë. Duhet të jemi krenar për këtë Kombëtare. Por disa çuna janë të rinj. Duhet t’i mësojnë këto gjëra. Ne kualitetin në ekip. E kemi më shumë se kurrë. Por duhet të bashkohemi si grup dhe të luftojmë. Duhet të dimë që të luftojmë për njëri-tjetrin”, e përfundoi Abrashi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *