• |
ide | kryesore

Inter, thyerje përfundimtare me Digitalbits: hiqen logot nga fanellat brenda fundit të tetorit

-Instant, Sport
Digitalbits



Tashmë është thyerje totale mes Interit dhe sponsorit kryesor të tij, Digitalbits. E si pasojë, ky i fundit është i destinuar të zhduket nga fanellat zikaltër deri në fund të tetorit. Sipas Gazzetta dello Sport, ndërprerja e marrëdhënieve mes klubit dhe kompanisë së kriptomonedhës është bërë e pashmangshme për shkak të pagesave të vonuara. Ky motiv, gjatë verës, e kishte shtyrë Interin të fshehë markën në kanalet e tij zyrtare, duke përfshirë edhe faqen në internet e rrjetet sociale.

Në 2021/22 Digitalbits kishte qenë sponsor i mëngës, për t’u “promovuar” më pas si kryesor në fanellë. Marrëveshja e përgjithshme parashikonte, një pagesë prej 85 milionë eurosh në katër vite. Megjithatë, kësti i parë i pagesave të sezonit të ri nuk ishte respektuar. Kështu, në fund të korrikut erdhi vendimi i klubit. U fsheh marka në platformat e internetit, si dhe u hoq logo nga uniformat e ekipit të femrave dhe moshave.

Lexo më tej: Inter, 25 milionë euro në sezon nga sponsori teknik: dyfishohen shifrat e akordit me Nike

Tani ka ardhur ndalesa përfundimtare e bashkëpunimit. Por sigurisht, lind edhe nevoja për të gjetur një zëvendësues sa më shpejt të jetë e mundur. Interi është tashmë në gjueti për një partner të ri, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që fanella zikaltër të mbetet bosh deri në fund të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *