• |
ide | kryesore

Inter, 25 milionë euro në sezon nga sponsori teknik: dyfishohen shifrat e akordit me Nike

-Instant, Sport



Marrëveshja për rinovimin e kontratës mes Interit dhe Nike është fare pranë. Akordi mes zikaltërve dhe kompanisë amerikane, sponsor teknik i klubit që nga viti 1998, skadon në fakt në vitin 2024, por sipas Gazzetta dello Sport palët janë një hap larg rinovimit: ende po punohet për kohëzgjatjen, e cila mund të jetë mes 5 dhe 8 vitesh, por e sigurt është se kontrata do të jetë shumë e pasur. Flitet për të paktën 25 milionë euro në sezon, dyfishi i asaj që klubi ka marrë vitet e fundit.

Bisedimet zgjatën me muaj, zikaltërit i konsideronin shumë të ulëta shifrat e kontratës së mëparshme, të përcaktuara në kohën e Thohir, dhe ndërprerja në disa momente dukej e pashmangshme. Në fund u gjet marrëveshja: Interi, i cili ndërkohë është bërë edhe kampion i Italisë dhe është rikthyer si protagonist i rregullt në Champions League, do të marrë një shifër të përafërt me atë të kushërinjve të tyre kuqezi, të cilët së fundi kanë nënshkruar kontratë me Puma për 30 milionë euro në sezon.

Në shkallën e parë të podiumit të Serie A, aktualisht i paarritshëm për milanezet, mbetet Juventusi, i cili arkëton çdo vit 51 milionë euro nga Adidas. Megjithatë italianet janë shumë larg kontratave të klubeve të mëdhenj të Evropës: Real Madrid dhe Barcelona kanë marrëveshje përkatësisht 120 milionë euro në sezon me Adidas dhe 105 me Nike, të ndjekura nga gjigantët e Premier League, ndërsa pas tyre vijnë PSG e Bayern Mynih.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *