• |
ide | kryesore

Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama

-Instant, Kryesore
Rama, çmimi



Edi Rama ka treguar edhe njëherë se e ka më lehtë të rrënojë buxhetin e shtetit sesa të rrezikojë karrigen. Ai është tërhequr sot nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë pas 1 tetorit dhe e ka justifikuar këtë me nisjen e shirave dhe me uljen e konsumit nga popullata: “Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Këh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot, dhe pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.

Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë, dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit”.

Por ndryshe nga justifikimet që jep sot në 30 shtator, arsyet duket se janë të tjera. Ato kanë të bëjnë me frikën e tronditjes së pushtetit personal. Opozita kishte paralajmëruar se do t’i niste protestat kur qytetarëve t’i vinte fatura e parë e çmimeve të rritura. Sipas llogarive të saj, një familjeje të mesme gjatë periudhës së dimrit çmimi do t’i disafishohej me pesëfish për fashën mbi 800 kilovat duke i shkuar deri në 250 mijë lekë në muaj.

Propaganda qeveritare e kishte mohuar këtë realitet.

Kryeministri i vendit dha fillimisht një vlerësim tjetër. Sipas tij, janë rreth 40 mijë familje që konsumojnë mbi 800 kilovat orë energji elektrike në muaj. Në kulmin e dimrit dhe verës, Rama thoshte se shifra shkon afro 60 mijë familje. Dhe këta të pasur që harxhonin për dritat e pishinave ua kundërvuri 1 milion e 90 mijë qytetarëve të tjerë që nuk e kalonin tavanin . Sipas Ramës, në një periudhë krize, kush nuk kujdesej, do të paguante sepse vetëm 4 % e familjeve, llogaritej që konsumonin rreth 20% të energjisë.

Po tani ç’ka ndodhur? A u rikthye Rama të bëjë kryeministrin e të pasurve? A po shqetësohet ai për paratë e atyre që nuk fikin dritat e pishinave?

Jo, në fakt këtë radhë ai po mendon për të varfrit ngaqë i trembet zemërimit të tyre. Kjo për shkak se shifrat që ka dhënë deri më tani qeveria ishin të gënjeshtërta.

Sipas llogarive reale, me rritjen e çmimit qytetarët do të paguanin shumë më shumë.

Nëse paguaje 102 mijë lekë të vjetra energji, me skemen e re do të paguaje 141 mijë lekë të vjetra. Nëse paguaje 114 mijë lekë të vjetra energji, shuma do shkonte 182 mijë lekë. Nëse paguaje 125 mijë lekë, me skemën e re çmimi do ngrihej në 242 mijë lekë. Dhe te fatura e parave propaganda nuk pi ujë. Frika se njerëzit mund t’i bashkoheshon protestave të Berishës dhe Metës e bëri Ramën t’i bjerë në qafë buxhetit. Kjo është e vërteta. Legjendat se u ul konsumi dhe filluan shirat, vështirë t’i besojë ndokush.

©Lapsi.al

 

 



29 Comments

  1. Zbythjen e ka zakon shpesh here ky djal,
    qe e terheq bythen e fut bishtin nder shal,

    sa here qe Fugacet rrotull po i cucurisin ne vesh,
    ja kthejne timonin Gamorit qe mos ike per lesh,

    Dhe ket here ashtu ne vesh i kane cucurisur,
    se Shqiperia krejt ne Varferi eshte gremisur,

    I kane thene Gamorit qe dhembet ti shtrengoje,
    se mos duke kafshuar do i mbetet Dajaku ne goje !

  2. Po nuk ka dyshim njerezit te gjithe ne rruge ate po priste edhe Berisha, prandaj u tremb frikacaku Rama

      1. O malok bastard, rama ia ka shkërdhyer mbarë e mbrapsht të gjithë rajoneve veriore e ti mut që je një ndër të shkërdhyerit bën ironi!!!!!!!

  3. Po pse nuk e dinte i gjati ine qe vjeshta dhe fillimi i dimrit eshte periudhe shirash ? Zbythja nga kjo marrezi e te marrit tone ka ardh vetem nga frika e lenies se pushtetit . Dikush , ndonje mendje e ditur qe ka ne krah e ka keshilluar se ky veprimi i ve kapak marrezise se tij per te rikuperuar parave ne kurriz dhe te varferimit te popullsise .
    Ai tashme e di qe eshte nje i “vdekur” qe ecen per inerci sepse i ka mbaruar çdo energji e mundeshme .
    Ai tashme e di qe po shkon drejt gremines dhe se Shqiptaret e kane ndaluar ecjen dhe presin çastin e volitshem per ti dhene shtytjen perfundimtare drejt gremines ketij te marri .
    Ky i marre ne nje kohe te dyte do insistoje perseri ne marrezine e tij dhe kjo eshte e sigurt por do jete teper vone kur te kuptoje se ishte gjeja dhe e keqja e fundit qe mund ti bente popullit te tije sepse do jete ne renie te lire . Thjesht eshte vetem çeshtje kohe per ti dhene fund marrezise qe torturoi qe komb te tere .

    1. do insistoje prap ne marrezine e tij the?
      nuk priti as 24 ore kurva
      hahahahahahahahahahahahaaaaaaaaa
      aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ….. i modh je

  4. Palloshi vete i krijon luftrat dhe ne fund na del edhe shpetimtar.
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuu ………………… te qifsha ropt dhe rracen e mutit o kurve e gjate

      1. Jep kohe, orar, skadenca! Jo keshtu kohe pa lidhje.

        Partia me ne gjerat i ka te qarta: 1 sufllaqe per koment. Po ju cfare ofroni?!

  5. E vetmja llogari financiare që di të bëjë palloshi, është hesapi i parave që i duhen për të blerë vota.
    Sigurisht që duke ngritur fashën e pagesës së energjisë elektrike nga 1 tetori, “ekspertët” e përlarjes së.
    votave ja kanë bërë të kjartë se do ti shtohen votat kundër.
    Ndërkaq një dorë të mirë parashë për zgjedhjet e ka siguruar duke ju a marë përkohësisht paratë disa biznesmenëve të ndërtimit për ndërtimet e katet shtesë pa leje e dorën më të madhe të parave pret ta grumbullojë me amnestinë fiskale të parave të emigrantëve.
    Do thotë dikush se si është e mundur që tani që ka nevojë për para të shumta për të blerë votat, po harxhon miliona euro për llukse në godinën e kryeministrisë apo për të blerë satelitë.
    (Kam qeshur kur e dëgjova të thotë se tani që po hedhim satelitët , le të guxojnë abuzuesit që të bëjnë ndërtime pa leje, se sipas tij katet e sipërme pa leje ndërtuar në mes të Tiranës, dalloheshkan vetëm me satelitë e jo me sy të lirë nga poshtë)

  6. Ehe dikush i ka fol në vesh dhe bëri prapa kthehu.Siç duket diçka po lëviz se dhe ambasadorja i dha ca sinjale.Dhe asaj ndoshta ja kanë tërhequr pak veshin në Washington.Të shpresojmë.

  7. Pse u terheq? U terhoq sepse ja coi thiken aty ku nuk mbajne me njerzit dhe skane ca te humbasin pervecse ti hyjne ne zyre e ta nxjerrin me shkelma bythes. Ja prandaj u terhoq.

  8. Me vendim per rritje apo jo te cmimit te energjise, faturistet do bejne punen dhe vetem kur te paguajme faturat, duke i krahasuar me dimrin e ftohte te vitit te kaluar, atehere do te kuptojme cfare po ndodh.

    Mos u gezoni para kohe, se kur jeten tone e leme ne pak duar te gjata edhe surprizat nuk na mungojne…

  9. Pobjeda’ në shkrimin e saj bën të ditur edhe pjesë nga informacioni i shërbimeve amerikane mbi influencën ruse në politikën e Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë. Pobjeda, thekson se njerëzit e kontaktit të Moskës në Ballkan janë Milorad Dodik dhe Sali Berisha.

    Gazeta malazeze thekson ndër të tjera se miliarderi rus Konstantin Malofejev është ai që ka shpërndarë para në Mal të Zi, Bosnjë dhe Shqipëri.Nje shkrim per masturbim nga shpellkaret maloket cecenet skifteret qe qarkullojne ketu te lapsi dhe syri i Qimit te spiuneve salih metaj

  10. Manipulimi i zgjedhjeve në FRPD, Evi Kokalari largohet nga PD: Turp i madh, s’merrem më me këtë lloj nivel njerëzish që jeni

  11. Berisha: Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë.

    Meta: Jo mo jo e dhashë prej Shkëlzenit që ishte në videot e Dritan Priftit. Ti e di shumë mirë, edhe me the “Shiko ca më ka bërë ky budallai”

    Berisha: Dorëheqjen e parë e dhe për shkak të bllokut të Monikës

    Meta: Për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, dy herë nuk e jap.

  12. ditën kur budallenjt hodhën në tok statujën e enver hoxhës dhe dëgjuan salën si antikomunist i thekur i cili ishte dërguar me porosi nga ramiz alia dhe me urdhër nga jugosllavia se atëherë ishte çasti më i volitshëm.
    dhe budallenjt shkuan pas tradhtarit më të madh të kombit siç ks ende njerëz që bëjn akoma të njëjtën gjë

  13. Kap nga rruga e fute të votojë: Manipulimi i hapur në partinë e Sali Berishës, më shumë se gjysma e atyre që votuan nuk ishin fare anëtarë të PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *