• |
ide | kryesore

“Milionerja” e inceneratorëve: M’i kanë bllokuar ato pak lekë që kisha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
inceneratorëve



Haxhire Gurakuqi, është 90-vjeçarja që e gjeti veten pa kuptuar si pronare multimilionere nga afera e inceneratorëve.

Po çfarë ka ndodhur këto kohë me të? Në Ditën Botërore të të Moshuarve, News24 u takua me Haxhirenë.

90-vjeçarja rrëfeu se kishte depozituar në bankë një shumë prej rreth 600 euro që i duheshin për operimin e syve, por tashmë nuk mundet t’i tërheqë. Në një intervistë për Neës24 nga shtëpia e të moshuarve ku është strehuar, ajo i kërkon “lekët që të mund të bëjë operimin”, duke shtuar se “Rama më ka bërë biznesmenë, por nëse do ishte ashtu nuk vija këtu, blija një pallat”.

“Edi Rama më ka bërë biznesmene. Nëse do ishte ashtu nuk vija këtu, blija një pallat. Kërkova një banesë sociale, nuk ma dhanë Bashkia. Kisha disa lekë dhe 600 e ca euro, i futa në dhe, i mbulova kisha frikë mos i vidhnin. Më mirë të mi kishte vjedhur ndonjë i varfër, jo qeveria. Shkova mora lekët dhe i futa në bankë. Të më japin lekët, të operoj sytë, të mos shoh errësirë”, tha 90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi, “milionerja” e inceneratorëve.

Lexo më tej: ‘Korrektësia’ e qeverisë ndaj inceneratorëve, e pazakontë 

Lexo më tej: Ana tjetër e skandalit/ “Lavatriçja” nuk pastroi vetëm paratë e inceneratorëve 



7 Comments

  1. O Palo gazetare Oborri.

    Kur shkoni ne konferenca shtypi, pyesni perse eshte me Detyrim Paraqitje kjo 90 vjecare.

    Tallen Prokuroret me Zyren e tyre. Tallen edhe Politikanet.

    Hetimet vazhdojne.

    Plakes ti bllokohen LLOGARITE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *