Ish-kryeministri Sali Berisha ka vizituar familjen e Martin Jakut në Fushë-Krujë, banesa e të cilit u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Prej afro 3 vitesh, ata thanë se shteti nuk i ka ndihmuar për të rindërtuar shtëpinë.
Berisha u shpreh se ndërkohë që familja Jaku jeton në kasolle, Rama vendos të blejë një instalacion druri në Kryeministri me vlerë 4 milionë euro.
“Këta kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e tij të përditshme. I kanë rritur çmimet në qiell. Nuk ka turp më të madhe dhe gjë më të turpshme. Një shtet që e le punonjësen që e ka shkrirë jetën për banorët, e kanë lënë në çadër. Vetë Edi Rama merr avionin personal, 150 mijë euro udhëtimin dhe nuk do t’ia dijë. Ka blerë aty një instalacion, kuti druri, arkë mbi arkë, 4 mln euro ndërsa ti flen në çadër. Pra kur hajnia t’i verbon sytë dhe ta merr krejtësisht moralin, nuk të lë. Nuk të lë asgjë në shpirt” – tha Berisha.
Martin Jaku shprehet se shteti i ka ndihmuar në fillim vetëm duke i siguruar çadër, por edhe ajo iu shkatërrua.
“Ne na dhanë çadra, por edhe ajo na u prish. Juve jeni i vetmi njeri që ke folur kundër kësaj qeverie. Në Shqipëri u bënë shumë gabime, rrëzuam bustin për t’u bërë europianë. Tragjedia më e madhe, ia dhamë prapë komunizmit, Fatos Nanos. Tani bëhet një propagandë për 97-ën. Zoti i shtëpisë nuk e rrëzon shtëpinë e tij. Në 2005-ën ke ardhur në pushtet, çave male, hape shkolla. Ta dha populli votën, bëre liberalizimin e vizave. Këtu votojnë komunizmin dhe hanë bukën e kapitalizmin” – tha Jaku.
Lexo më tej: Instalacioni 4 milionë euro/ Shteti si mbretëri e Ramës
Evi Kokalari: Turp të të vijë Sali Berisha! Ju jeni të gjithë të mbaruar,e kuptoje dhe Evi koke Palar se cfare eshte salih karaxhic berisha komunistin agjent spiun te serbo ruseve
Rrofte Sala. Poshte komunistat. KAQ.
O sale tkishe dy fije me d ne tru ti yhy
Jemi mesu nga kto pallavrat e tua ne
rama po mundohet fort per rindertimin ti do i kishe lene ne qiell te hapur te gjithe e me ato para do bleje tanga per dyqanin e armines
saliu duket i deshperuar po mundohet te perfitoje dhe nga keto raste spontane
Asnje ska mbete nga termeti pa shtepi po ke shtku ti ne naj ven qe ska lidhje termeti fare dhe thua qe kan ngel pa shpi
Po pse del e mashtrron popullin pa lidhje more imoral i ndyre
Berisha i lëshon Adriana Kalaja-n, Evi Kokalarit: Ti çdo gjë në jetë e ke nga dashn*rët. Ajo i nxjerr videon virale që do pushtonte Ambasadën
ska me ca mu marr sala e shko bo te tilla gafa
Po ik o i mbaruar. Vazhdo fol me vete. Koker legeni!