• |
ide | kryesore

Instalacioni 4 milionë euro/ Shteti si mbretëri e Ramës

2, Ide



Hapja e tenderit për ndërtimin e një instalacioni druri në Oborrin e Kryeministrisë i cili do të kushtojë 3.7 milion euro nuk ka vetëm problemin logjik se si po shpenzohen paratë e buxhetit, por në radhë të parë, tregon sesi sot po qeveriset dhe vleren që kanë 85 mijë nëpunësit e administratës publike përballë një njeriu të vetëm: kryeministrit.

Kryeministri dëshiron që në oborrin e zyrës të tij të ketë një hapësirë e cila ofron bimësi, qetësi dhe pamje të bukur për eventet. Deri këtu nuk ka asgjë të gabuar.

Problemi qëndron se dëshira e kryeministrit, nuk është diskutuar me asnjë institucion që përgjigjet për financat e shtetit, por konsiderohet si urdhër për të gjithë zinxhirin zbatues të administratës tonë.

Nuk ka asnjë relacion dhe arsyetim se çfarë interesi ka ky projekt ku do të shpenzohen 3.7 milion euro nga taksat e qytetarëve. Çfarë ndryshimi do të sjellë për punonjësit e kryeministrisë dhe kryeministrin? Do të punojnë më mirë sepse do të kenë një hapësirë të bukur vizualisht çka do të reflektonte edhe në vendimet që qeveria merr në emër të interesit publik?

Përse duhet të shpenzohen 3.7 milion euro dhe jo 2, apo t’a zemë 4 dhe 5 milion nëse vendimet për vendin do të jenë vërtet brilante?

Kush e ka hartuar preventivin për punimet?

Si është paguar studio austriake “Precht” dhe nga cili buxhet?
Në datën 27 korrik, Këshilli i Ministrave ngarkon me përgjegjësi si autoritet kontraktor për këtë projekt Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Vendimi kërkon që Fondi të kërkojë edhe alokimin e parave nga Ministria e Financave. Kur u ndryshua buxheti dhe u dhanë fondet? Ose me çfarë vendimi janë kaluar paratë brenda buxhetit të FSHZH nëse është ndryshuar destinacioni i tyre?

Buxheti miratohet nga Kuvendi, dhe vetëm Kuvendi mund të ndryshojë destinacionin e fondeve të institucioneve në nivel programi. Qeveria mund të ndryshojë vlera deri në 10% të totalit që ka një program i caktuar. Kur është marrë ky vendim nëse është vepruar kështu?

Nëse Ministria e Financave ka bërë miratimin e fondeve a është shkelur ligji për menaxhimin e sistemit buxhetor? Ligji lejon rishpërndarjen e fondeve brenda programeve të miratuara nga Kuvendi, dhe në listën e programeve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk ka asnjë projekt për Oborrin e Kryeministrisë.

Nëse Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin pa patur paratë në llogari, a duhet t’a kishte lejuar Agjencia e Prokurimit Publik?
A është shkelur në këtë rast edhe rregulli buxhetor për hapjen e garës pa patur fondet e mjaftueshme në buxhet? Si do të bëjë pagesën thesari për kontratën nëse fondet nuk janë në llogarinë ekonomike?

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zgjedhur procedurën e kufizuar për zhvillimin e tenderit për ndërtimin e instalacionit. Kjo procedurë i jep të drejtën që të zgjedhë vetë listën me kompanitë që do të bëjnë ofertën finale dhe financiare. Cila është emergjenca për zgjedhjen e kësaj procedure, apo aftësia e veçantë që duhet për t’a ndërtuar, që kompanitë që konkurrojnë të përzgjidhen nga Fondi?

Përse kërkohet që kompania që do të kryejë punimet të ketë 290 të punësuar, kur vetë Kryeministria ka 196? A ka dyshime për paracaktim të fituesit? Cfare ka bërë në këtë rast Komisioni i Prokurimit Publik?

Përse një instalacion druri kushton 3.7 milion euro? Çfarë lloj druri është që kushton kaq shumë? Edhe nëse bëhet fjalë për materiale të rralla, përse është miratuar kjo vlerë? Kryeministri nesër mund të dëshirojë të ketë karrige floriri, çfarë do të bëjnë agjencitë, do të hapin tender për t’ia blerë? Përse duhet të një shpenzim në këto shifra kur gjithsej buxheti për aparatin e Kryeministrisë, bashkë me shpenzimet për paga nuk kalon vlerën e 400 mijë eurove?

Të gjitha këto pyetje e kanë një përgjigje: 85 mijë punonjësit e administratës publike nuk janë shërbëtorë të qytetarëve, por të kryeminstrit. Prej kohësh, Edi Rama dhe ministrat e tij sillen si mbreti dhe oborrtarët, ndërsa administrata publike si shërbëtorë të tyre.
Nuk ka përse të çuditemi pse mungojnë nëpunësit e aftë, përse sorrollatemi zyrave të shtetit dhe nuk zgjidhim problemin dhe përse shkarkohen ata që kanë përvojën dhe arsimin për të shërbyer në administratë. Cilësia e vetme sot për të qënë nëpunës i denjë është të thuash PO dhe të hedhësh firmën. Vetëm nëse i shërben mbretit, i shërben dhe shtetit.

*Marrë nga Facebook i autores Ola Xama



24 Comments

  1. u harrua “reja” e japonezit, peshqesh nga veliaj te galeria…… sikur paguhej edhe qera vjetor per ta mbajtur ate bukuri te rralle ne lulishten para galerise

  2. Rama keshtu ka vepruar qe diten e pare si kryeminister, restauroi dhe i rregulloi zyrat ne nje standard lukzoz pa tender dhe pa ditur se kush financoi.

    Le ta marrim edhe rastin sikur te jene ndjekur te gjitha rregullut dhe procedurat. Nga 1milion probleme qe ka Shqiperia ajo do kete prioritet dhe perparesi ndaj gjithe te tjerave??

    Plus kjo tregon qe Rama dhe kopeja e tij kete lloj niveli ordiner kane, ai katrori i gjelbert as nuk duket ne oqeanin e betonit qe bastarduan ne Tirane, e njesoj me lacat e rrugeve qe ne vend te rregullojne banjon e shtepise i shpenzojne parate per te blere nje makine te shtrenjte per vanitet te lodhur….

  3. Ku paskan perfunduar sufllaqexhinjte qe spo lexohen? Te shohim neser ne orarin e punes ç’perlash do rreshtojne per mbretin e tyne cullak

    1. O injorant o faraxhi rrugesh dhe parazit po ju pjellat e sali berishes gjithmon kunder qdo ivestimi keni qen ju dini vetem te shani ven e pa ven mallkoni genjeni shpifni sajoni historira po cfar jeni ju mo ca pijaneca injorant pa kulture faraxhi rrugesh dembele hileqare rrugaçe plenagji dallaveraxhinj mashtrusa ju enderroni me veten tuaji ishalla e marrim dhe nje her pushtetit qe ti vem flaken por ta harroni pushtet ne duart e shpellareve dhe farxhinjeve te sali berishes nuk do ket me perpjet te hofni juve kurr mos ardhshit ne pushtet u shkterrofshit si parti dhe u befshit shkrumb e hi

      rrofte Partija Socjaliste Rroft Edi Rama

      1. Partija është serbisht druzhe!
        Gjuha e sat ëme e thotë Partia…
        Sa për të na e rruajtur,nuk kemi nevojë, ka Bic në treg sa të duash.
        Shko voto socialistët dhe jo socialistët…
        Kaq vështirë e ke të shkruash shqip!?

  4. Fshati digjet e km krihet. Nderkohe nafta rritet, do rrisin edhe energjine elektrike. Per te mbeshtetur shtresat ne nevoje nuk ka para. As per te pastruar kete qytet te qelbur. Por per zbukurimet e kryeministrise ka. Rendesi ka qe Ai, i gjati, te ndihet mire. Te jete i shplodhur. I qete. Populli, popull mbetet

    1. Ai instalacion druri per 4 miliom euro? Do jene drure te lare me flori. Po zyrat e kryeministrise qe mbeten pa drite apo varja , jane mesuar te punojne ne kushte podrumi. Turp! .und te vare dhe brekushet e tij maje instalacionit si shprehje moderniteti.

  5. Ore popull legen. I thoni faleminderit palloshit te Surrelit qe nuk ju tek te bente nje instalacion 137 milione Euro, se prape ju do i paguanit e do ulnit koken pa thene asgje. Dele

    1. O injorant legen e quan popullin ti keshtu te ka mesuar partija demokratike e sali berishes turp tju vije po ju derrat e sali berishes per qdo prokjet kundra keni qen se ju jeni pjellat e sali non grades dhe pjellat e rivdekjes se ju doni vetem ta shkaterroni kete vend siç e shkaterruat po ta harroni perpjet te hidheni juve ky vend do behet dhe nuk ka per te ren ne duart e sali berishes ju kurr e kurr mos ardhshit me ne pushtet u shkaterrofshit e u befshit shkrrumb e hi
      rrofte pratija Socjaliste rrofte Edi Rama

  6. Vjedhje e paster . Ajo qe me habit eshte se njerezia e shikojne dhe e kuptojne qe po vidhen e grabiten hashiqare dhe rrine si e tulatur . Pse valle ndodh kjo ? Pse nuk kundershtojne ? Pse nuki ngrihen ?
    Nje jevg ka vdek nga frika o milet dhe ai nuk ishte shqiptar . Kur e thyen friken edhe jevgjitet e greqise qe nuk u ngriten per 420 vjet ndaj turkut pse mos ta thyejme edhe ne kundrekjt xa horrave qe per para e pushtet shesin e dhe bythen??? VRITENI FRIKEN , LUFTO PER TE ARDHMEN , REVOLUCIONI ESHTE I DOMOSDOSHEM DHE I PANDALSHEM .

    1. O injorant po ju idjotet qe i shkoni pas sali berishes kshu jeni plera do behesh parku ju e quani e vjedhje do behesh stadjumi ju e quani vjedhje do behesh unaza ju e quani vjedhje qdo prokjet q esht nisur ju e keni quajtur vjedhje ju jeni ca plera ju doni vetem raki qofte pare qyl mos paguni fare as drita as uji as taksa as mos punoni fare te rrini parazita te merreni me llafe ja kto jeni ju

      1. ik mor te qifsha librin e shtepise
        kurva pa dinjitet , kurva partish
        ptuuuuuuuuuuuuuu …….. genkurvash
        kina ropt e shtepise oj putane e kuqe

      2. Po eshte vjedhur o i injorant i rilindjes! Pse sben nja dy parqe femijesh ai po na ben idiotsiraa! Qe mire qe do shpenzohet tani po duhet mirembajtje mujore! Se cfar ka ber saliu e ka treguar koha dhe ke te drejten tende ta gjykosh dhe mos ta votosh por te ofendosh njerzit pse mendojn ndryshe nga truri jot i thare dhe ti shash me rroc e koc eshte mendesi komuniste! Fakti qe jam taksapagus ne kte vend me jep te drejten e plote te jap mendimin tim absolut dhe madje dhe te revoltohem me kto vjedhje qe vetem ju miopat nuk i shifni! Preferoj taksat e mia ti shpenzoj me shume deshire per femijet e mij qe te luajn dhe te meren me sporte ne dy parqe a tre a kater sesa te na relaksoj nervat ky pisi! Ky le te relaksohet ne surrel edhe ju qe e doni te qete ik bejini fresk me gjethe palme nga oborret e shpive tuaja jo nga leket e xhepave te shqipterve! Ik tani edhe meru me saliun!

      3. Ku je o Berishe! Paske qene lule, çpo na shofin syte me pallen megalloman , ka lujt nga fiqiri fare, ik ore trap je populli me i varfer ne Europe ti kaperdisesh kot. Si nuk i vjen turp ketij robi!

  7. O Lapsi o kazan shpifes dhe injorant po ngele vetem duke hedhur balt e shpifje pse nuk flet ti se si sali berisha privatizoji nafteen dhe plaqkiti makazinat pse nuk flet ti se si sali berisha mashtroji shqiptaret me firma piramidale pse nuk flet ti se si sali berisha e pergjaku tropojen pse nuk flet ti se si sali berisha e hodhi ne er gredecin pse nuk flet ti se si sali berisha privatizoi kompleksin partizani dhe ja dha ne pronsi dhendrit pse nuk flet ti se si sali berisha vrau 4 te pafajshem ne bulevart pse nuk flet ti se ilir meta grabiti floririn e krrabes pse nuk flet ti per pasurin e familjes se sali berishes dhe ilir metes ne gjirin e lazit po ngele duke shpifur per Ramen sepse je nje kazan shpifes mashtrues dhe sherbetor i sali berishes dhe ilir metes turp tju vije Kazan injorant

  8. studioja PRECHT dhe arkitekti PRECHT janë ata që bëjnë që gjitha hotelet, pallatet dhe rezortet në shqipëri pasi e ka miratuar lejen RAMA, i thotë bëje me PRECHT punën..

  9. Një person i shpallur i padëshiruar jo vetëm me votën e shqiptarëve, por edhe me shkrim dhe me gojë nga dy prej shteteve më të qytetëruara dhe më demokratike në historinë e njerëzimit, nuk i shkitet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një tjetër person, marifetçi bashkëtingëlloresh, që ndryshon identitetin papritur, me shkrim dhe me gojë, në dritë të diellit dhe në sy të gjithë botës dhe shqiptarëve, nuk i shqitet Shqipërisë.

  10. Vetë Berishës i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA për dyshimet se ai është i përfshirë në korrupsion – pretendime që ai i mohon.

    Ai ka raportuar se Britania e Madhe e ka akuzuar atë për “marrëdhënie me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që paraqesin rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar” dhe se ai ishte i gatshëm t’i përdorte këto lidhje” për të çuar përpara ambiciet e tij politike”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *