• |
ide | kryesore

Mamaja e Britney Spears i kërkon falje publike artistes

-Instant, Paparazzi, Slider



Mamaja e Britney Spears i ka kërkuar së fundmi falje publike artistes. Ajo u shpreh se i vjen keq për cdo situatë që Britney kaloi gjatë konservatorit të saj 13-vjeçar.

“Më vjen shumë keq që ke vuajtur. Kam vite që më vjen keq!”, shkroi Lynne.“Të dua shumë dhe më mungon. Thellë brenda vetes e di sa shumë të dua.  Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar. Të lutem më zhblloko dhe le të flasim privatisht”.

Reagimi i Lynne vjen pasi  Britney shkroi të premten se anëtarët e familjes së saj “nuk janë të vetëdijshëm dhe besojnë vërtet në mendjet e tyre se nuk kanë bërë asgjë të keqe.

“Unë nuk kam një familje që më vlerëson apo më respekton”, shkroi artistja. “Kjo është pjesa e vështirë për mua . Sado që i kam dashur  është diçka që ndoshta nuk do të mund ta kapërcej kurrë.”

Një burim i afërt me Britney ka treguar se ndërsa Lynne nuk ka pasur kurrë një rol zyrtar në konservator si Jamie,këngëtarja “ndihet më e lënduar nga mosveprimi i nënës së saj, sepse ato ishin gjithmonë shumë të afërta. Ajo dhe babai i saj, ndërkohë, “kishin një marrëdhënie të tensionuar për vite me radhë – madje edhe para konservatorit”, sipas burimit të brendshëm. Ai gjithashtu zbuloi se pavarësisht “dashurisë” së Lynne, ajo ende kërkon mbi 600,000 dollarë tarifa ligjore nga vajza e saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *