• |
ide | kryesore

Pierce Brosnan merr urdhër ndalimi ndaj fanses së fiksuar pas tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Pierce Brosnan ka paraqitur një urdhër ndalimi kundër një fanseje që po ndjek atë dhe familjen e tij.

Aktori e bëri ankesën të premten, sipas Los Angeles Times. Ai pretendoi se gruaja 55-vjeçare, e identifikuar si Michelle Welch Mulready, kishte “parkuar para shtëpisë sime, duke më përndjekur mua, familjen time dhe mysafirët”.

Sipas gazetës, urdhri i ndalimit thoshte se Mulready jetonte në makinën e saj që nga 5 shtatori dhe se Brosnan kishte telefonuar tashmë dy herë policinë për t’u ankuar. Përndjekësja e supozuar fillimisht nuk u nis për të gjetur Brosnanin, por aktorin  Dick Van Dyke. “Ajo ka një tatuazh të tij në krahun e saj,” vuri në dukje ankesa.

“Por kur  më gjeti mua dhe familjen time, ajo qëndroi para shtëpisë tonë,” tha Pierce Brosnan në dosjen e tij. “Ajo më dha dy kartëmonedha të çuditshme. Më tha se i duheshin 1500 dollarë për goma të reja”.

Sipas urdhrit të gjykatës, Mulready i ndalohet “kontaktimi i drejtpërdrejtë  me Brosnanin dhe familjen e tij”. Asaj i kërkohet gjithashtu të qëndrojë 400 metra larg shtëpisë, makinës dhe punës së Pierce. Urdhri i ndalimit mbetet në fuqi deri më 25 tetor, kur më pas do të zhvillohet seanca në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit./Lapsi.al

Marrë nga: Fox News



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *