Në listën e të kërkuarve të shërbimeve të sigurisë të Ukrainës janë edhe Dmitry Medvedev dhe Maria Zakharova. Kjo është raportuar nga agjencia Novosti. Ajo citon informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kievit.
Mes emrave të tjerë “007”-at e Ukrainës duket se kanë edhe nënkryetarin aktual të Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish-president i vendit, Dmitry Medvedev dhe Maria Zakharova, zëdhënësja e ministrisë së jashtme, që drejtohet nga Sergej Lavrov.
Në listën e të kërkuarve nga shërbimet sekrete ukrainase figurojnë edhe ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shoigu. Një tjetër është Sergej Naryshkin, drejtor i Shërbimit Ndërkombëtar të Inteligjencës ruse.
Edhe Vladimir Kolokoltsev, ministri i Brendshëm rus apo dhe Nikolaj Patrushev, Sekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës si dhe Aleksandr Bortnikov, drejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës ruse. ©LAPSI.al