• |
ide | kryesore

Nicki Minaj sulmon Youtube pas kufizimit të videos

-Instant, Paparazzi, Slider



Nicki Minaj sulmoi YouTube  pasi platforma e videove lëshoi ​​një kufizim moshe në videon e saj muzikore “Likkle Miss Remix” me Skeng.

“Imagjinoni këtë. Ata e kufizuan videon time, por kanë gjëra më të këqinja në platformën e tyre”, shkroi reperja në Instagram. “Kjo është ajo që ata bëjnë që të mos fitoni ndërsa bëni reklama për njerëz të tjerë”.

Sipas njoftimit, përmbajtja e saj “mund të mos jetë e përshtatshme për shikuesit nën moshën 18 vjeç”. Videoja nuk do të jetë e e dukshme për njerëzit që nuk janë të regjistruar në platformë, janë nën 18 vjeç.

“Kjo është bërë për të na penguar të kemi shumë shikime në 24 orët e para. Njerëzit në labelin tim lejojnë që personat të përdorin videot e mia gjatë gjithë kohës për të promovuar budallalliqe. Ama, ne nuk mund të bëjmë promo për videot e mia.”

Në gusht, Nicki Minaj publikoi një përmbledhje me 28 këngë me hitet më të mira të titulluar “Queen Radio: Volume 1”, e cila përfshinte remiksin e saj të “Likkle Miss” të Skeng. Videoklipi i Minaj dhe Skeng u shfaq premierë në YouTube të dielën. Pavarësisht kufizimit të moshës, videoklipi fitoi afërsisht 800,000 shikime ditën e parë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *