• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski zbulon detaje nga jeta e saj personale

-Instant, Paparazzi, Slider


Emily Ratajkowski ka folur së fundmi për jetën e saj personale. Në një intervistë të re me Variety, Ratajkowski u shpreh se është beqare.

“Një nga gjërat për të cilat shkruaj në esenë e fundit të librit ka të bëjë me të kuptuarit se një nga mënyrat më të mira për të qenë e lumtur dhe për të pasur një farë kontrolli është të lirohesh,” tha Ratajkowski për gazetën. “Jam beqare për herë të parë në jetën time . Ndihem sikur po shijoj lirinë për të mos qenë shumë e shqetësuar për mënyrën se si po perceptohem”.

Komentet e fundit të modeles vijnë pasi muajin e kaluar, një burim i tha ET se ajo dhe Brad Pitt ishin në një lidhje. “Brad dhe Emily kanë kaluar kohë së bashku, por nuk kanë dicka serioze,” zbuloi burimi. “Brad nuk i përkushtohet askujt për momentin. Miqtë e tyre mund ta shohin se mund të kthehet në diçka më shumë në të ardhmen. Por ,tani ata thjesht po kalojnë një kohë të mirë.”

Ratajkowski paraqiti kërkesën për divorc nga Bear-McClard, në Gjykatën e Lartë të Manhatanit muajin e kaluar pasi u martuan në shkurt 2018. Së bashku ata kanë një djalë, Sylveste. Ndërkohë, Pitt është në një betejë  ligjore me Jolie. Ata kanë gjashtë fëmijë nga mosha 13 deri në 21 vjeç./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *