• |
ide | kryesore

Vdekja e të riut ende mister/ Familjarët e viktimës presin dorëzimin e trupit

-Instant, Lajme, Të fundit
familjarët e Lear Kurtit



Familjarët e 32-vjeçarit Lear Kurtit mbeten në pritje të një përgjigjeje nga ana e autoriteteve të mjekësisë ligjore në lidhje me vdekjen e papritur të të riut. Ata ndodhen në ambientet e jashtme të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Më herët, babai i Lear Kurtit ka folur për mediet ku ka ngritur akuza të rënda ndaj uniformave blu. Ai tha se nuk kam marrë asnjë përgjigje për shkakun e vdekjes së djalit të tij.

“Autoritet më thanë që do marrësh përgjigje për shkakun e vdekjes rreth orës 10:30-11:00, por akoma nuk kam asnjë kontakt dhe asnjë përgjigje. Gruaja pas marrjes së lajmit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mori vesh lajmin. Dje kam qenë në spitale, për këtë shkak, ndërsa si policia ashtu edhe IML nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim për djalin. Djali nuk ka patur asnjë problem shëndetësor”, tha babai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Kurti u ndalua nga patrulla e policisë dhe u shoqërua në komisariatin nr.3, pranë “Don Boskos”. Rrugës për në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.



6 Comments

  1. Policia, jo vetem ne protesta, por edhe ndaj qytetareve, po deshmon se jetojme nen nje regjim te krahasueshem me juntat disa vite me pare ne Argentine, Brazil, Kili, etj.

    Eshte koha t’i themi “ndal” para se te jeté teper vone..

  2. Policia te vret, shteti te vjedh pasi Prokuroria mbyll hetimet ose gjykata i qi robt me vendimet. Nga keta plera duhet filluar me vetgjyqesi dhe shikoni si shkojne gjerat ne ate vend. Mjafton te kujtoni filmin “Antikrimi” qe ben fjale per nje skuader antikrimi qe vriste prokuror e gjyqtare te korruptuar ne Italibe e viteve 80

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *