• |
ide | kryesore

Qeveria në botën e gjobave!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria dhe bizneset duket se po jetojnë në dy realitete të ndryshme. Bizneset po përballen me vështirësi të shumta, që po i çojnë ata shpesh në kufijtë e mbijetesës.

Kostoja e lëndëve të para është rritur për shkak të problemeve të shkaktuara në botë, fillimisht nga ndërprerja e zinxhirit të furnizimit nga COVID-19 dhe më pas nga sulmet e Rusisë mbi Ukrainën.

Energjia është 6-fishuar për bizneset e linjës 35 kv, që janë në treg të lirë dhe pothuajse u dyfishua për ata të linjës 6-20 kv (për momentin, çmimet janë të fiksuara, por nuk dihet sa do të zgjasë).

Fuqia blerëse ka rënë, për shkak të inflacionit, që është më i larti në 22 vjet dhe pritet të mbetet i tillë të paktën edhe vitin e ardhshëm. Gjetja e fuqisë punëtore është një mision pothuajse i pamundur, për shkak të emigracionit të lartë, duke i shtyrë bizneset të rrisin pagat, ndërkohë që produktiviteti po ulet nga shtrenjtimi i kostove.

Kostoja e parasë vetëm do të bëhet më e shtrenjtë, pasi të gjitha parashikimet e institucioneve pohojnë se inflacioni tashmë është një fenomen afatgjatë.

Në anën tjetër kemi qeverinë, që jo vetëm nuk rezulton se po e merr seriozisht situatën, por po u jep dhe goditjen e fundit bizneseve nëpërmjet paqartësive, pasigurive apo paqëndrueshmërive që po përçon në ambientin ekonomik.

Si gjithmonë, biznesi dhe sipërmarrja do të duhet të përballen, jo vetëm me ndikimet globale dhe vështirësitë e mjedisit ekonomik në tërësi, por dhe me nismat shtrënguese të Qeverisë, e cila zgjedh kohën më të pafavorshme për t’i zbatuar ato, e që kanë vetëm një rezultat të pritshëm: tkurrjen e konsumit, rritjen e varfërisë dhe përshpejtimin e një krize të mundshme.

Paketa e fundit fiskale është një tjetër dëshmi se si vetë qeveria po kthehet në një faktor që rrit rreziqet për bizneset. Në vend që të kthehej në një mjet, i cili do të stimulonte ekonominë dhe sipërmarrjet në këto kohë të vështira, ashtu siç ishte pritshmëria e bizneseve, paketa e vë theksin te shumëfishimi i gjobave, që në fakt vetëm sa dëshmon dështimin e saj në vite për të luftuar evazionin për shtigje, të cilat i ka hapur vetë.

Përse u bë një reformë e tërë për informatizimin e sistemit tatimor, nëpërmjet investimit gati 20 milionë euro në sistemin e ri të fiskalizimit, kur sërish po shkohet te gjoba, që dihet se është një mjet arbitrazhi në duart e administratës tatimore?

Pamundësia për të luftuar informalitetin e shtyu qeverinë të godasë direkt industrinë prodhuese të birrës, duke hequr diferencimin e akcizës, që në fakt ekziston në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe të unifikonte akcizën në një nivel më të lartë.

Fabrikat, që prej vitesh po hasen me konkurrencën nga importi, kanë deklaruar tashmë se janë në rrezik falimentimi dhe rrezikojnë të lënë pa punë mbi një mijë punonjës. E njëjta gjë po bëhet dhe për industrinë e pjeve alkoolike.

E njëjta gjë me industrinë e fasonit. Pasi hoqi TVSH-në e nënkontraktove pak vite më parë, paketa e re tenton sërish ta rizbatojë atë, duke rënë si një rrufe në qiell të hapur mbi bizneset, që u gjendën të pakonsultuara dhe të papërgatitura.

Sikur të mos mjaftonte fakti që sektori prodhues vendas ka nivelin më të ulët të konkurrueshmërisë në rajon, politikat fiskale, në emër të barazisë tatimore dhe heqjes së përjashtimeve, po i ulin gjithnjë e më shumë aftësitë konkurruese.

Do të ishim dakord që trajtimi të ishte i barabartë për të gjithë, megjithatë përvoja ka treguar se kjo nuk ndodh asnjëherë dhe gjithnjë ka grupe interesi, të cilat arrijnë të gjejnë rrugën për të përfituar favore të ndryshme. Pak, ose aspak, kemi parë nisma që të tentojnë të rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë në tërësi, që do të ishte arma më e mirë për të luftuar krizën.

Komunikimi dhe arsyetimi nga qeveria është gjithnjë gjysmak. Nuk mungojnë asnjëherë idetë dhe nismat për paketat fiskale, të cilat peshojnë në kahun e rritjes së të ardhurave, përfshirë edhe faktin që pothuajse gjithmonë rrisin penalitetet e ngarkesën fiskale.

Por pothuaj kurrë nuk kemi komunikime transparente dhe me ndikim të dukshëm në përmirësimin dhe përgjegjshmërinë në kahun e shpenzimeve, edhe këto një element i rëndësishëm për rritjen ekonomike, kur përdoren me eficiencë.

Modeli i 30 viteve ka treguar se është keqpërdorimi i parave që zhbën çdo efekt pozitiv të politikave fiskale dhe nxit më tej evazionin. Rritja e gjobave pa zhbërë këtë model është tërësisht jo eficiente, përkundrazi do të rrisë edhe më tej kulturën e korrupsionit në vend.

Për momentin, vëmendja më e madhe e institucioneve është tek amnistia fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të hapura, si nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ashtu dhe nga Komisioni Europian, që kanë paralajmëruar se kjo nismë dëmton moralin tatimor, duket si kartë për evazorët dhe përbën rrezik për pastrimin e parave.

Nuk e dimë nëse qeveria e ka të qartë realitetin, por ajo po sillet sikur po jeton në botën e saj të çudirave, a thua se amnistia është shkopi magjik që do të zgjidhë të gjitha problemet! Ndërkohë që nuk heq dorë nga gjobitja./ Monitor

 



41 Comments

  1. a është me të vërtetë e imagjinueshme që një sërë policësh, dhe pastaj një prokuror, dhe më pas mjekët ligjorë, e më pas ekspertët e laboratorëve të analizave, të gjithë bashkë të shpikin se gjetën kokainë në trupin e Lear Kurtit të ndjerë bashkë me gjurmët e një qeseje të vogël plastike dhe për këtë arsye i riu vdiq për shkak të overdozës? Këtu hipotezat janë dy: Ose Lear Kurti vdiq për shkak të goditjeve apo torturave të policisë dhe që prania e kokainës është totalisht e shpikur. Ose, vdiq për shkak të kokaine së gëlltitur në mënyrë të vullnetshme dhe atëherë hipoteza e torturave është totalisht e shpikur. Për këtë ekziston një video.Si mbas keti shkrimi fajin e ka populli qe ka rrogat e ulta dhe merr rruget e europes

      1. Gjobat jane per biznesin e vogel dhe ku dershtaret ose kritiket e regjimit. Ndersa oborri i pashait te kuq Rama me Lucen, Doshin, Hasanbellinjte, Sulen e trafikante te tjere droge me radhe, ata ecin suksesshem si perfitues direkt te “masave” krimine rampalliste.

    1. Gjoba , taksa , burg dhe propagande me lugen bosh .
      te qifsha ropt o edi kurva , ropt edhe ju o patronazhista pa dinjitet

    2. Elsa,Tosi, Rei, Ymer Ervin, Rei, Koli, Miri,Titi, Blerim, Luan, Roi, Tosi, Enkel, Fatik, Islam, Fredi, Noku,Nazim, Olsa, Ademi, Fredi, Klaus, Skenderi, Ergi, Dritan, Mondi, FatjonIgli, Klodi, Poli, Dario, Arber, Qazim, Elton, Ana, Era, Landi thotë:

      Jemi mjeranet e bodrumit te PS. Ne fakt nje person qe koxmenton ne disa minuta per te mos lene te flasin te tjeret. Propagande si e qelbesires Hoxha qe Rama me niperit perfaqeson se bashku me Krimin te cilin edhe Hoxha e kishte qejf, se i mblodhi te gjithe e vuri kasapet per te mbajtur qytetaret ne qetesi..

  2. Balliu junior, babai i të cilit, përveçse gazetar i “Zërit të Popullit”, ka qenë mik i ngushtë i Ramiz Alisë dhe thuhet se ka qenë edhe spiun i Sigurimit.

  3. Nuk e kuptoj se si mund te shkruajne lajme kot ne kete kohe krize qe jemi ,gje shume e mire vendosja e gjobave kur shkelet ligji

  4. Ja fusni kot ndo nje here ju ai del dit per dit e flet per mbeshtetjen e per perkrahjen qe po jep cdo biznesi te veogel e cdo familieje ju thoni jane ne skajet e mbijeteses

  5. Gjith keto dite te gjitha bizneset kane marre ndihmesen e duhur dhe mbeshtetjen maksimale,keshtuqe ju porthale mos flisni kot

  6. Mos iu fusni kesaj valle ju portale palidhje se dhe vet e kemi pare cfare ndihmesash kane marre bizneset keto kohe

  7. po ku e pate ju qeverine ne boten e gjobave ore.Ca doni ju? apo doni te shkelni ligjin dhe te mos denoheni per kete gje?

  8. Eshte e cuditshme sesi te shumte kane qene ata qe donin qe te egzistonte ligji por tashme qe po egziston ligji nuk e duan por i duket i keq.Mendje mendje te gjithe

    1. Ore ju jeni ne terezi se po na habisni me llogjet qe shkruni. Po o vlla Rama i tha Putinit plas luft, edhe cmimet ne gjith boten ai i rriti, edhe pandemin Rama e beri, te gjitha gjerat ne bot Rama i ben…. Po ik e se lat nam me budalliqet qe nxirrni

  9. Nje shtet ka edhe rregulla ka edhe ligje ka edhe gjoba ka edhe denime.Ca doni ju apo doni me qen hamall dhe thjesht te beni ca te doni

  10. Po jet ashtu esht qeveria e ka fajin per te gjitha. Ca kryeministri paskemi pas mor zot qe ju degjoka gjala ne gjith boten ca thot ai behet…a ju keni pjerdh mir ju thot ai port’hale

  11. Jo po do e lejm venin sic e la saliu corap bente hajr me i forti e te tjeret le te vdisnin per buk e si plaste kujt per ligje e rregulla

    1. Ka qenë e qartë gjithë kohë se Berisha ishte njeriu që vendosi Bashën në zyrën partiake, ashtu si e kishte vendosur në kreun e komitetit të politikave, si e kishte vendosur tri herë ministër, dhe në fund, si kishte futur duart deri në bryl në kutitë e votimeve vendore, për ta bërë kryebashkiakun e Tiranës. Për më shumë se 16 vite Basha ishte i përzgjedhuri i Berishës, i përkdheluri i familjes Berisha, beniamini i tyre, zëdhënësi dhe i dëgjueshmi, ishte ylli në ngjitje dhe i domosdoshmi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *