• |
ide | kryesore

Video/ Bayern godet në transfertën e Hoffenheim: Dortmund përgjigjet me shuplakë ndaj Stuttgart

-Instant, Sport, Video
Bayern



Vazhdon momenti i shkëlqyer i Bayern Mynih, duke mposhtur 2-0 Hoffenheim. Bavarezët arrijnë provizorisht një pikë nga kryesuesit e Union Berlin, që do të luajnë nesër ndaj Bochum. Udhëheqësi është Musiala, që arriti në 9 gola dhe 8 asist sezonalë. Fitore e madhe për Borussia Dortmund: 5-0 ndaj Stuttgart, dygolësh i Bellingham. Freiburg buzëqesh edhe ndaj Werderit (2-0), Augsburg-Leipzig (3-3) dhe Leverkusen-Wolfsburg (2-2) përfundojnë në barazim.

HOFFENHEIM-BAYERN 0-2

Fitore komode e Bayern, 2-0 ndaj Hoffenheim në një ndeshje të dominuar në pjesën e parë dhe të administruar me inteligjencë në pjesën e dytë. Bavarezët e nisën fuqishëm në Sinsheim, me avantazhin e minutes së 18-të. Spond i Goretzka dhe prekje fituese e Musiala, që arriti në 9 gola dhe 8 asiste në një fillim fantastik të sezonit. Bavarezët siguruan rezultatin në minutën e 38-të, kur krosimi i Gnabry e dërgua në rrjetë nga Choupo-Moting për 2-0. Hoffenheim reagoi dhe pati shanse me Rutter dhe Prömel, por sfida nuk u rihap. Pak emocione në pjesën e dytë, me Bayern që uli qartë ritmin për të menaxhuar lodhjen në funksion të Champions League. Përfundoi 2-0: Bayern përkohësisht një pikë nga Union Berlin.

Lexo më tej: Video/ Bayern shpartallon Freiburg: Union thyen Dortmund dhe qendron në krye të Bundesligës

BORUSSIA DORTMUND-STUTTGART 5-0

Shënon me shumicë dhe fiton qartë Borussia Dortmund, që i shkaktoi një 5-0 një Stuttgart gjithnjë e më në vështirësi. Verdhezinjtë shënuan shpejt me Jude Bellingham. 1-0 pas dy minutash me Dortmund që dominoi, duke dyfishuar me Süle në zhvillimin e një goditje të lirë. Në fund të pjesës së parë, Shtutgarti i pambrojtur u ndëshkua edhe nga Giovanni Reyna. Amerikani finalizoi një aksion të manovruar dhe me 3-0 për Borussian shkohet në pushim. Pokeri shërbehet në fillimin e pjesës së dytë. BVB i rrëmbeu topin Stuttgart dhe Bellingham e finalizoi me një goditje të ulët në kënd. Tetë gola këtë sezon për anglezin, por nuk mbaron me kaq. Moukoko shënoi golin e pestë në minutën e 72-të. Përfundoi 5-0, me BVB që ruan vendin e katërt në Bundesliga me 19 pikë.

NDESHJET E TJERA

Pas pesëshes së pësuar nga Bayern, rikthehet te fitorja Freiburg. Vendasit përfituan nga superioriteti numerik për të mundur 2-0 Werder Brema në pjesën e dytë. Ndeshja u zhbllokua në të 56′ me Kübler, ndërsa Grifo e vulosi me golin e dytë në të 80’. Freiburg mbetet i treti me 21 pikë në 11 ndeshje. Barazim spektakolar 3-3 mes Augsburg e Leipzig, ndërsa përfundon 202 mes Leverkusen e Wolfsburg.

Bundesliga Germany
Augsburg 3-3 RB Leipzig
Bayer Leverkusen 2-2 Wolfsburg
Borussia Dortmund 5-0 VfB Stuttgart
Freiburg 2-0 Werder Bremen
Hoffenheim 0-2 Bayern Munich



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *