• |
ide | kryesore

Përplasi për vdekje 12-vjeçarin, arrestohet polici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
atentati, vdekje,



Është vënë në pranga efektivi i policisë, i cili përplasi për vdekje një 12-vjeçar një ditë më parë në hyrje të fshatit Valare.

Policia bën me dije se Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor Estien Dine.

Policia bën me dije se Dine ishte 24 vjeç. Ai ishte me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë. Në DVKM Gjirokastër.

I riu duke drejtuar makinën Mercedes Benz në aksin rrugor Shën Todhër-Valare shtypi të miturin. Ngjarja ekzaktësisht ka ndodhur në hyrje të fshatit Valare. Aty Estien Dine aksidentoi për vdekje 12-vjeçarin E. I.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal në ngarkim të punonjësit të policisë E.D.

Lexo më tej: Polici përplas me makinë 12-vjeçarin në Gjirokastër, i mituri humb jetën 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *