• |
ide | kryesore

Video/ Harakiri i Union Berlin: Bochum mposht kryesuesit e Bundesligës

-Instant, Sport, Video
Union



Në javën e njëmbëdhjetë të Bundesligës, Union Berlin rrëzohet në mënyrë të pabesueshme 2-1 me Bochum të vendit të fundit. Skuadra e Fischer humbet shansin për t’u shkëputur më tej ndaj Bayern. Megjithatë, pavarësisht humbjes Union mbetet i pari në renditje +1 nga bavarezët. Golat e Hofmann në minutën e 43-të dhe Holtmann në minutën e 71-të vendosën ndeshjen. I pavlerë goli në shtesë i Pantovic, që humbi edhe një penallti në minutën e 78-të.

BOCHUM – UNION BERLIN 2-1

Union Berlin mund të ishte shkëputur në renditje, por humbën 2-1 me Bochum të vendit të fundit. Golat e Hofmann dhe Holtmann ishin vendimtarë. Në Vonovia Ruhrstadion u zhvillua një ndeshje shumë e ekuilibruar, por vendasit kaluan përpara në fund të pjesës së parë. Në minutën e 43-të, Hoffmann u ngrit mbi të gjithë dhe goditi saktë me kokë topin e krosuar nga flamuri prej Forster. 1-0 për Bochum. Në pjesën e dytë Unioni tentoi ta përmbyste rezultatin, por skuadra e Letsch dyfishoi me Holtmann në minutën e 71-të. Mundësia për të shkurtuar diferencën erdhi në minutën e 78-të, kur gjyqtari akordoi penallti për berlinezët. Nga njëmbëdhjetë metra Pantovic gaboi me topin të grushtuar nga Riemann. Sulmuesi korigjon veten në shtesë, por ishte shumë vonë për të ndryshuar fatin. Humbja e dytë në kampionat për berlinezët, të cilët megjithatë mbeten në krye. Ndërsa Bochum lë për momentin vendin e fundit në renditje.

HERTHA BERLIN-SCHALKE 04 2-1

Fitore shumë e rëndësishme për Hertha Berlin, që mundi 2-1 Schalken dhe u largua nga zona e rënies. Berlinezët janë tani +3 ndaj të tretës nga fundi. Miqtë e nisën fuqishëm dhe presioni i Schalke ishte konstant, por dy golat e anuluara, për pozicion jashtë loje, ndikuan psikologjikisht. Tousart kaloi Hertha Berlin në avantazh në minutën e 49-të, duke përfituar nga gafa e bujshme e Schwolow. Për ironi të fatit portieri është në pronësi të berlinezëve i huazuar te Schalke. Shpresa për miqtë mbërriti në minutën e 85-të me barazimin e Mollet. Por ende nuk kishte mbaruar, sepse Hertha shënoi golin e fitores tre minuta më vonë me Kanga. Tentativat e fundit të Schalke ishin të kota, sepse humbja 2-1 i lë të fundit në Bundesligë me 6 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *