• |
ide | kryesore

Dhimbja i errësoi sytë, Karsdorp kokë më kokë me arbitrin: Irrati e shkeli pa dashje

-Instant, Sport
Irrati



Shkëndija në fund të një Roma-Napoli të luajtur mes tensionit. Ndoshta për shkak të rezultatit në favor të miqve, por nervat e verdhekuqve kanë lëshuar. Portagonistë ishin arbitri Massimiliano Irrati dhe Rick Karsdorp. Arbitri e shkeli në mënyrë të pavullnetshme, por veprimi e tërboi mbrojtësin verdhekuq.

Lexo më tej: Video/ Një magji e Osimhen shembi Romën: fitorja e 11 radhazi në të gjitha garat për Napolin, +3 nga Milan

Holandezi reagoi keq, të dy u gjendën kokë më kokë në pak sekonda dhe anëtarët e stafit të Romës u desh të ndërhynin për t’i ndarë. Ndjesia është se mbrojtësi i krahut do të falet, Irrati nuk duhet të ketë shkruar asgjë në raport. E për këtë arsye rreziku i skualifikimit duket se është shmangur.

Napoli mposhti Romën 1-0 me golin e Osimhen e kthehet në +3 ndaj Milanit. Fitorja e 11-të radhazi në të gjitha garat për të besuarit e Spallettit. Në Olimpico e vendosi një ndeshje të bllokuar dhe me pak emocione një magji e Osimhen në të 80-ën. Nigeriani i ikën Smalling, deri në atë moment i pakapshëm, e me një diagonale të shkëlqyer theu Rui Patricio. Më parë portieri portugez i kishte thënë jo Lozanos (49′), ndërsa në pjesën e parë Var kishte anuluar një penallti ndaj Napolit, për një kontakt mes portierit dhe Ndombele.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *