• |
ide | kryesore

Mjekët kundër policëve për vdekjen e Lear Kurtit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Lear Kurti



Pikëpyetje të forta për manipulimin e asaj që ndodhi me Lear Kurtin u ngritën kur gazetarët raportuan se Spitali i Traumës rrëzoi versionin e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, sipas së cilës, i riu kishte ndërruar jetë në spital.

Lajmi u mbërriti gazetarëve me një mesazh në celular. Nuk pati deklaratë zyrtare, por gazetarët e raportuan informacionin si qëndrimi zyrtar Spitali i Traumës. Sipas këtij versioni, i riu kishte mbërritur pa shenja jete në spital.

Ky version i jep zgjidhje edhe pikëpyetjes tjetër se përse policët nuk pritën mbërritjen e ambulancës në komisariat, pasi e kishin telefonuar vetë atë.

Më herët, Agjensia e Mbikqyrjes Policore kishte njoftuar të kundërtën, se Lear Kurti kishte ndërruar jetë në spital.

“Për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë thuhej në njoftimin e parë të AMP.

Në njoftimin e dytë, pas kundërshtimit nga Spitali i Traumës, policia e modifikoi qëndrimin duke thënë “shtetasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ku ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë e cila ka diktuar dërgimin në Spitalin e Traumës, ku është konstatuar humbja e jetës”.

Vendi se ku ndërroi jetë Lear Kurti është një ndër pikat e errëta të historisë së ndalimit dhe trajtimit të tij nga policia.

Lexo edhe: Kronika/ Sa herë ka mashtruar Ardi Veliu në dëm të viktimave

Në mes të këtyre dy versioneve, një foto e publikuar nga Sali Berisha duket se i dha përgjigje enigmës. Në këtë foto, që pretendohet se është e fundit e Lear Kurtit, ai shfaqet në spital, i shtrirë, ndërsa në duar është ende me pranga. Në krahun e tij të majtë është injektuar një serum.

Foto e Lear Kurtit me pranga dhe serum
Foto e Lear Kurtit me pranga dhe serum

Sipas kësaj fotoje, llogjika e do që 33-vjeçari të kishte mbërritur i gjallë në spital dhe t’i jetë dhënë ndihma e parë me një serum.

Por këtë interpretim e kundërshtoi ish-mjeku dhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

“Mjeket, edhe kur nje i semure arrin pa shenja evidente jete, por te pa qarte per kohen e ndalimit te funksioneve jetesore, bejne te gjitha perpjekjet per ta rikthyer ne jete fatkeqin. Dhe veprimi i pare eshte vendosja e nje perfuzioni venoz, qe mund te shoqerohet me te tjera veprime sic eshte intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, ne vartesi te gjendjes e ecurise” shkruajti Shehu.

Qëndrimi zyrtar i Spitalit të Traumës mbetet ende sot anonim. Por edhe pse në mungesë të një deklarate zyrtare, prokuroria i ka lënë të hapur të dyja versionet.

Prokurorët thanë sot se kanë marrë kartelën mjekësore të Lear Kurtit dhe do të administrojnë pamjet filmike të urgjencës në Qendrën Spitalore të Traumës. Pas kësaj do të vijojnë me “pyetjen e personelit infermiero/mjekësor që kanë pritur dhe janë marrë me trajtimin e shtetasit Lear Kurti si dhe çdo veprim tjetër për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”./Lapsi.al



19 Comments

  1. Opo keta e kane vrare dhe tani bejne gam gam . Ose ngrihuni e kerkoni te vini dinjitetin ne vend ose heshtni e ulni kurrizin si perhera . Falet ja mjerim veprat bejne ndryshimin .

  2. Qe ne deklaraten e pare per shtyp policia e filloi me genjeshter duke na thene se : ”kanë ndaluar një qytetar 32-vjeç në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë duke qëndruar pranë një biznesi privat. “Kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e verifikimit” thuhet në deklaratën e policise ” . Pastaj e thelluan genjeshtren duke na thene se vdiq nga epilepsia , me pas e nderruan dhe thane infarkt , jo vdiq ne polici jo vdiq ne spital dhe ne fund e permbyllen me versionin se ju gjeten ne stomak dy qese me droge por asnjehere nuk na u dha shkaku i vdekjes . Pse nuk na e thone se kush eshte shkaku i vertete i vdekjes ? Si u merrka jeta e nje njeriu si pa te keq dhe me e keqja eshte se asnje nuk ndeshkohet ? Çfare ndryshimi kemi ne me Iranin ? Atje u vra nje vajze e re , ketu nje i ri . Atje u dha nje diagnose perfundimtare per vdekjen , ketu akoma jo .
    Ne Iran populli u ngrit kundra pushtetit abuzues dhe deri sot jane vrare me shume se 200 te rinje e po vriten akoma te tjere ndersa ketu policia dhe politika as duan tja dine .
    Atje protestohet dhuneshem ndersa ketu ndizen qirinj dhe ku te kam pare .
    E mbani mend vrasjen e 15 vjeçarit ne Athine nga nje rikoshete ? Mori flake e gjithe Athina per nje muaj rrjesht . Flaka vazhdoj ti vihej çdo pervjetor per 10 vite rrjesht dhe sot nje polic e pyet bythen dhjete here para se te nxjerr armen .
    Ndersa ketu policia me ne abuzon , bullizon , na keqtrajton thjesht per qejf te tyre dhe kulmi arrin deri aty sa te na vrasin e te na degjenerojne me deklarata idiote dhe asnjenjeri nuk flet . Kemi ulur koken para krimineleve me uniforme . Keshtu do vazhdojme ? Do pranojme poshterimin ? Do bertasim dy tre dite dhe pastaj ku te kam pare ? Do ti leme akoma te abuzojne me ne ? Kujdes, se pastaj do vije vrasja tjeter.
    Vellezer , kesaj vrasjeje i duhet shkuar deri ne fund dhe jo te lihen pergjysem si te gjitha çeshtjet e tjera . Opozita te mos i lere me gjerat pergjysem siç i ka lene te gjitha deri me sot . Sa me shume te heshtim aq me te skllaveruar do behemi dhe aq me shum delli i kundershtimit do te na vdes . Nuk po them te tregohemi angles, amerikan apo francez port e pakten te tregohemi grek apo Iranian . Duhet ta vrasim friken nese duam te jemi te lire .

  3. “Të korruptuarit s’kanë vend në parti”/ Gjermanët e CDU në Tiranë, mesazh për Berishën: Nuk mjafton të thuhet, “përgjegjësia është individuale”Lajmi mberriti ne celular te gazetareve me sms,po nga kush lind pyetja,vete spitali nuk ka njoftim zyrtar thone po keta gazetare,kush e krijoje fabulen me nje sms vetem salih karaxhic berisha di ti beje keto,njelloj si me vrasjen e Hajdarit ku mba 20 minutave dhe versionin e tij,te tjerat i pame me arkivol te dyert e ministrise,mos i harroni dhe cadrat e stilolapsat pistolete ne 21 janar kur salihu i vrau me gjakftohtesine e nje killeri profesionist

  4. “Berisha do të jetë shefi i të gjithë opozitës” – Dashamir Shehi: Kemi nevojë për emra të rinj, jo për një njeri që ka halle të mëdha

  5. Avokatja e popullit: Nuk ka pasur tentativë nga policia për të fshehur ngjarjen e Lear Kurtit,avokatja e familjes mafioze te salih karaxhic berisha,tani lepijani mire bythen salih metaj se ngordhja po ndodh

  6. Pollo dhe Tritan Shehu kërkuan dosjen e Berishës: Por ia mbathën kur dëgjuan pseudonimet ‘trëndafili’ dhe ‘sqepari’Media e “pavarur Lapsi”as nje shkrim per spiunet qe po dalin keto dite dhe si i ka shantazhuar salihu ne 30 vjet,por kur merr para te pista kjo do te ndodhe,bravo lapsi

  7. Pollo dhe Tritan Shehu kërkuan dosjen e Berishës: Por ia mbathën kur dëgjuan pseudonimet ‘trëndafili’ dhe ‘sqepari’Media e “pavarur Lapsi”as nje shkrim per spiunet qe po dalin keto dite dhe si i ka shantazhuar salihu ne 30 vjet,por kur merr para te pista kjo do te ndodhe,bravo lapsi,Ruli,pollo,Shehu i prasit me pseudonim Trendafil dhe Sqepari

    1. Pse mos ka ndermend te hapi vende pune ky?!! Duhet te mbuloje mutin me shurre, ne rradh te pare…

  8. Spiunllikun shqipo qelbesirat e kane ne gjak.
    Patronazhistet vazhdojne ti cojne motrat te arqen arixhi hamuti.

  9. Hienat duhet te largojne sa me ahume shqiptare nga vendi. Ku eshte synimi i te gjithe ketyre krimeve. Te largojne sa me shume nga syte kembet dhe te mbajne larg ata qe kane ikur.

  10. Berisha iu bën thirrje shqiptarëve të dalin në protestë kundër varfërisë, nusja e tij Armina, bashkë me të birin, shkojnë për pushime në ishullin e pasanikëve, Mykonos.Hani mut salihu ju shpellkare dhe ne darke shkoni lepijini bythen spiunit salih metaj,se armines nuk i rruhet per ju te mjere

  11. Alban Ramaj ka edhe një lidhje të vjetër me Sali Berishën, duke qenë se në kohën kur PD-ja ishte në pushtet, ai ka shërbyer si shofer i Hysni Burgajt, ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i emëruar nga vetë Sali Berisha. Alban Rama më vonë ka përfituar dhe është emëruar si Oficer i Policisë Gjyqësore.

    Aktualisht, Alban Ramaj është i pezulluar nga detyra për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *