• |
ide | kryesore

Kronika/ Sa herë ka mashtruar Ardi Veliu në dëm të viktimave

-Instant, Kryesore



Vdekja e 32 vjeçarit Lear Kurti dhe versionet që dha policia për ktë ngjarje kanë rriur dyshimin në publik se diçka po tentohet të mbahet e fshehtë për të mos kallëzuar dhunën policore, apo mos zbatimin e protokolleve që mund të jenë bërë shkak për humbjen e jetës të të riut. Mospërputhjet e versionit të policisë me atë të spitalit, pamjet që shtypi ka arritur të nxjerrë nga kamerat e bizneseve private, si dhe dizinformatat që u përhapun në media për të përbaltur viktimën ka lënë shije se ka diçka që nuk shkon. Dhe kjo ndjenjë bëhet më e fortë kur dihet se versionet janë shpërndarë nga Agjenësia e Mbikqyrjes policore një institucion që që prej shtatorit e drejton ish drejtori i policisë Ardi Veliu, një personazh i damkosur si mashtrues publik. Pikërisht për këtë Lapsi.al ka evokuar edhe njëherë të gjitha ato raste kur ish kreu i uniformave blu është vënë në mbrojtje të fajtorëve dhe jo të viktimave.

1 Manipulimi në zgjedhje

Disa ditë para zgjedhjeve, ish polici i forcave Renea, Arbër Paplekaj, një vullnetar i mbrojtjes së votës në përbërje të grupeve të Partisë Demokratike, qëlloi për vdekje një eksponent të fushatës së Taulant Ballës në Elbasan.
Ndonëse ngjarja ishte shumë e rëndë, opozita pretendoi se njerëzit e saj ishin ndodhur aty, për shkak se viktima i shoqëruar nga një grup bashkëpuntorësh, me të shkuar kriminale, ishin duke shpërndarë para në këmbim të kartave të identitetit të votuesve.
Pra, ndonëse ajo që ndodhi nuk justifikohej, në gjenezë të krimit pretendohej të ishin ata që kishin ngritur banda me njerëz që gjoja “kërkoheshin” nga policia, për të manipuluar zgjedhjet.
Ky kishte qenë me kohë pretendimi i opozitës. Madje shefi i fushatës elektorale për Elbasanin, Gazmend Bardhi kishte bërë denoncim edhe në SPAK, kundrejt këtyre grupeve të gatshme që vidhnin vota në favor të rilindjes. Ndonëse të gjithë dëshmitarët pretendonin se grupi i mbrojtur prej Taulant Ballës kishte para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti në makinat e tyre ku po kryenin blerjen e votës, drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, ai që Edi Rama e ka mbrojtur publikisht edhe për të tjera skandale, gënjeu hapur publikisht në një konferencë shtypi, para 25 prillit duke thënë se në vendngjarje nuk ishin gjetur prova për krimin elektoral.
Menjëherë opozita përgatiti edhe një video ku kujtoheshin deklaratat e Ardi Veliut një ditë pas incidentit që përfundoi me vrasjen e Pjerrin Xhuvanit (këtu poshtë).


Siç do të rezultonte më pas, në makinën e kapur nga njësia e mbrojtjes së votës së opozitës gjendeshin pashaporta, karta identiteti dhe para. Pra ata që mbronte kryepolici ishin një njësi e strukturuar për blerjen e votës.
Fillimisht media investigative BIRN nxori dëshmi se në vendngjarje ishin gjetur blloqe pagesash dhe dhe karta ID të qytetarëve.

Bllok ‘pagesash’ dhe karta ID: Si u manipulua përplasja e përgjakshme e Elbasanit

Më pas gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e cila ndoqi procesin e kësaj ngjarjeje, nxori dëshminë e prokurorit se provat që kishte fshehur Ardi Veliu ekzistonin. “Ne automjetin që Klement Xhaferri perdorte diten e ngjarjes se rënde të Elbasanit u gjeten karta identiteti, pasaporta dhe ID te qytetareve te ndryshem. Policia e fshehu kete fakt te rende”, shkruajti ajo në Facebookun e saj ku nxori edhe faksimile të dokumentit të prokurorisë.

2 Video e nënës rugaçe

Ardi Veliu i ka dalë në krah jo vetëm partisë së tij, por edhe policëve që kanë ushtruar dhunë, ai ka dëshmuar se nuk është sensibël ndaj torturës.
Në kohën e pandemisë, një video e publikuar në median sociale, tregonte disa policë duke dhunuar barbarisht një të mitur që kishte dalë me biçikletë në parkun e Liqenit Artificial, tronditi opinionin publik.
Kur pritej më së paku dorëheqja e drejtuesit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u shfaq në një takim të Komisionit të Sigurisë. Aty, jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë, por sulmoi nënën e fëmijës së dhunuar duke e etiketuar si të pamoralshme dhe që i kishte edukuar fëmijët me kulturën e dhunës. Veliu tha se Zaida Çobo, nëna e djaloshit të dhunuar 15 vjeçar është fajtore për sjelljen e të birit pasi ka postuar video online me një pistoletë.

“Por a është e vërtetë që djali i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja? Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen. Kjo është mamaja e djalit me pistōletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha drejtori athere i policisë 

Shumë shpejt u zbulua se videoja ishte pjesë e një filmi ku nëna e fëmijës që dhunuar luante si aktore. Por në këtë histori nuk qe e rëndësishme gafa prej injoranti, por mendësia që policia ka të dejtë të shembë në dru, fëmijën e një nëne të padenjë.

3 Manipulimi me rastin Rasha

Në  8dhjetor 2020 policia vrau një të ri, i cili sërish nuk po bënte asgjë. Klodian Rasha u ekzekutua me gjakftohtësi pranë shtëpisë së tij.
Megjithatë Ardi Veliu e nisi duke u përpjekur të manipulojë ngjarjen që në orët e para pas krimit të rëndë. Për mediat pranë qeverisë u shpërnda lajmi se i riu po vraponte të largohej pasi kishte një armë me vete. Më vonë u tha se i riu i kishte drejtuar armën policëve.

Gjashtë muaj pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë, kur prokuroria nxorri pretencën për policin e akuzuar, Nevaldo Hajdaraj, duke kërkuar 20 vite burgim për të, dolën edhe pamjet e plota filmike të ngjarjes që shokoi vendin.

Pikërisht ekzistenca e këtyre videove ku ngjarja duket e plotë do ketë bërë që versioni mbi ngjarjen të ndryshojë hap pas hapi, ndryshe nga alibia që ngriti fillimisht policia dhe mediat që ushqehen prej saj. (këtu poshtë).

Pamjet filmike tregonin se bëhej fjalë për një vrasje të pastër, nga një polic dhe se Rasha ishte i paarmatosur dhe ishte qëlluar në tejkalim të ligjit.

Video e plotë që ndali manipulimin e ngjarjes/ Kështu e vranë Klodian Rashën

Por tentativat e para të drejtuesve të policisë ishin që ta mbanin të fshehur këtë ngjarje duke bërë fajtor viktimën.

4 Mbrojtja e deputetit Raja

Kur në Shqipëri shpërtheu skandali i keqtrajtimit dhe dhunimit të Xhisela Malokut, nga djali i deputetit socialist Raman Raja, në qendër të vëmendjes u vu edhe një polic, Emiliano Nuhu. Duke qenë se duhej të regjistronte kallëzimin për djalin e deputetit, Nuhu e pa veten në një sulm të vazhdueshëm nga fisi Rraja.
Mes të tjerash ai foli për një takim kur është kërcënuar nga Ramazan Rraja, pikërisht njeriu që më pas do të kapej në operacionin Atos në Belgjikë, si pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të kokainës në Europë.
Nuhu tregoi se Ramazanin e kishte takuar në Tiranë. Ai i kishte thënë se “ligjin në Krujë e bënin ata dhe nëse donin mund të shkrinin edhe Komisariatin e Krujës”.
Ai u detyrua të largohet nga Shqipëria dhe të kërkojë azil politik. Por prej andej tregoi se e kishte informuar me dy emaile kryepolicin Ardi Veliu për kërcënimet dhe rezikshmërinë e fisit Raja, pa marrë kurrë përgjigje nga eprori i tij.
“Kam dërguar 2 emaile, një në datë 3 gusht (2018) dhe një në datën 14 gusht. Kur dërgova të parin nuk mora reagim mendova nga fluksi i punës. Kur e nisi për së dyti prapë nuk mora asnjë përgjigje nga Ardi Veliu siç kishim marrë më përpara nga drejtorë të tjerë të përgjithshëm.
Informacioni ka qenë për këtë grup kriminal, këtë familje mafioze që kryente kultivim dhe trafik droge brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ata e kanë filluar karrierën e tyre me vrasje me pagesë dhe kanë kaluar tek trafiku i drogës” tha Nuhu për një intervistë për ABC duke hedhur edhe njëherë dyshime se në anën e kujt renditej ish drejtori i policisë.

Profil / Ardi Veliu, kryepolici ushtar i rilindjes që iu fik kandili pas zgjedhjeve

Emri i Ardi Veliut është përmendur edhe në “dorëzimin” e dyshimtë të Klemend Balilit të cilin ai e mori në makinën e tij, apo në përpunimin e dëshmitarit kontrovers të çështjes Babale, Fredi Alizoti, i cili pohoi se ish drejtori i policisë e ka takuar dhe i ka ushtruar presion, për të manipuluar dosjen në emër të vëllait të ish ministrit Xhafaj.
Prandaj është e vështirë të vazhdohet të besohet në të vërtetat që dalin nga zyra e Aedi Veliut, siç po ndodh në rasrin e humbjes të jetës së Lear Kurtit.

©Lapsi.al



34 Comments

    1. Shpifjeeeeeeeeeeeeee!
      Nuk eshte e vertete!!!

      Shpifjeeeeeeeee!!!

      Zero mashtrim asnje gje qe thote bushati ska arsye pervec mosarsyes qe i ka zene syte bushatit!

      Fugshqyerit hidhen ne sulm drejt hurit , urraaaaa para partizaaaan!

      Ce ka gjet belaja ket vend nga keta ripjellsat e rames , kellires.

      Ptuuuu rrace e nyt

    2. Komunistet lindin nga bytha.
      Ardhi vjelliu do mut ariu.
      Gjakpiresit e cmendur te qwlbistanit
      hale e mbushur me hiena vazhdoni ne gjurmet e baballareve vrases.

  1. Jo,more i pa emer,jo.nuk eshte injoranca,por eshte Mafia ne pushtet,dhe sa kohe do i leme te kene pushtet,sikunder lame edhe Enver Hoxhen,Ardi Veliu do e ktheje krejt policine ,ne nje polici krimi,totalisht,dhe me Ramen ne krye,do e kthejne Shqiperine,ne nje katrahure,qe kur t’u dale gjumi, edhe vete do te habiteni,me pasojat!

  2. dua shoqerine e shendosh jo ligje te forta thoshte i paharruari enver hoxha. Xhisiela nje pabukse qe kishte lene shkollimin
    Rraja nje produkt i keq i pushtetit
    Papleka nje psikopat i keqperdorur dhe i veteofruar per tu keqperdorur
    Babalja pijanec qe do shpetonte nje parti politike
    Salianji no comment
    Me falni dhe ju prisni nje drejtues policie te kulluar mes ketyre mutrash…..

  3. “Keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe, pjesë e grupit kriminal B9 janë parë në oborrin e selisë. Mund të na thoni emra ju lutem?”. Përgjigja e Bardhit ishte e menjëhershme “Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumeshi.” Do ta tregoje prokuroria dhe gjykata,por si do beni me kete kriminelin e familjes berisha qe vret e kercenon me urdher te salih karaxhic metaj,cubi shpellkar Lumneshi as me gazin nuk u perball dot,dhijaks si cdo cecen malok

    1. “Të korruptuarit s’kanë vend në parti”/ Gjermanët e CDU në Tiranë, mesazh për Berishën: Nuk mjafton të thuhet, “përgjegjësia është individuale”

  4. Po vetem kaq ? Po ai i komunitetit rom qe vdiq ne korçe , po kryeskandali i babales qe u tjetersuan te gjitha provat ?
    Babalizmat e ketyre plehrave nuk kane fund .

  5. Lexoni perlen e Lutfi Dervishit per te kuptuar se ku jetojme e kush na drejtonje .

    Kokëposhtë!

    Imagjinoni një vend ku polici ka frikë nga banditi, prokurori ka frikë nga polici, gjyqtari ka frikë nga prokurori dhe politikani nuk ka frikë nga askush. Ky do të quhej realitet distopik, (e kundërta e utopisë) pra një shoqëri dhe komunitet jo vetëm i padëshirueshëm, por që të kall datën.
    Mjerisht “grimca” të këtij realiteti i shohim gjithnjë e më shpesh dhe ç’është më e keqja na duken më se normale.
    Ngjarja e rëndë e Elbasanit në prill të 2021 ku banditët frymëzohen sapo mbërrin në vendngjarje policia dhe arrijnë deri aty sa t’i vendosin edhe pistoletën në kokë oficerit të policisë, është vetëm tregues i fuqisë së banditëve me mbështetje politike. Po në këtë ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë gënjen para medias dhe opinionit publik pa u skuqur, pa u zverdhur dhe pa u nxirë. Në një realitet distopik drejtori shpërblehet. Kështu ndodhi realisht. Ai dhe prokurori që gënjyen u shpërblyen me ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë.
    Efektivë që vrasin dhe policia që fajëson viktimën. Nuk është realitet distopik. Janë raste të përsëritura.
    Në kodet penale europiane kur polici rreh, kur polici kontrollon banesën abuzivisht ose kur polici kryen çdo akt tjetër antiligjor në kuadrin dhe atributet e detyrës, dënimi është: Parashikimi i nenit përkatës plus pesë vjet.
    Qenia polic është rrethanë rënduese në çdo krim. Në një realitet distopik vrasja që kryen polici është rrethanë lehtësuese. Kështu ka ndodhur, kështu po ndodh dhe kështu do të ndodh edhe në të ardhmen.
    Në rastin e fundit kur një 32 vjeçar humbet jetën në duart e policisë, në mes të Tiranës, e vetmja gjë e vërtetë nga komunikata e Agjencisë për Mbrojtjen Policore rezulton të jetë data. Ndërkohë, e vetmja gjë e ndryshme nga ngjarjet e tjera plot mister e dyshime është data dhe inicialet e viktimës pasi çdo gjë tjetër është e ngjashme: Përgjegjësia hidhet tek viktima, tek ai që nuk ka gojë të flasë më!
    Çdo fjali është gënjeshtër, madje edhe gramatikisht qysh në ndërtim të krijon përshtypjen e një ngjarje e cila është e kundërta e asaj që po përpiqen të të servirin. Edhe kjo fatkeqësisht dhe paturpësisht nuk është hera e parë.
    Kur ndodh krimi, gjykohet si reagohet ndaj tij. Përpjekja e parë mbetet fshehja dhe manipulimi. Këto të fundit kalojnë nga komunikata te media dhe deri te drejtuesit e ekzekutivit që arrijnë deri aty sa flasin për sjellje shembullore të policisë. Në këtë rast, informacioni i shtrembëruar i vendosur nën drita studiosh apo grafika të bukura, besohet edhe nga vetë ideatorët e saj sa përgjegjësia kanalizohet nga dhunuesi te viktima i pagojë. Në një realitet distopik, dhuna e policisë quhet sjellje shembullore.
    Po të kishte një Prokuror dhe po të bëhej një shembull, nuk do të guxonte më njeri të manipulonte skenën e krimit. Të paktën jo në mënyrë kaq amatoreske, pasi harrojnë që sot jemi në një epokë ku çdo gjë le gjurmë. Për më tepër policët do të merrnin mesazhin që nuk janë ligji, nuk janë mbi ligjin dhe nuk i shpëtojnë ndëshkimit të ligjit.
    Por çfarë ndodh me prokurorët tanë?
    Në një vend real, prokurori drejton hetimin, ndërsa në një realitet distopik prokurori shkon pa të keq si dekor në konferenca shtypi të policisë.
    Në një situatë reale janë prokurorët ata që duhet të jenë violinë e parë dhe që t’i “kallin datën” kujtdo që ka shkelur ligjin. Por duket jo të gjithë prokurorët e dinë që policia është në varësinë e tyre sa i përket realizimit të procesit hetimor.
    As në fantazinë më të shfrenuar të realiteteve distopike nuk gjen raste ku arrihet deri aty sa të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për të luftuar krimin mes prokurorisë dhe policisë. Ja, p.sh; Imagjino sikur mjekët të bëjnë memorandum mirëkuptimi me infermierët për të luftuar sëmundjet!
    Dhe ky realitet distopik pasqyrohet edhe në media. Figura e prokurorit është krejt e harruar dhe figurat e policëve dhe shefave të policisë heroizohen për të mirë e për të keq. Për dikë kjo mund të konsiderohet si normalitet ligjor kurse për njohësit e rregullave të shtetit, nuk mund të quhet më shumë se MARRËZI!
    Gjyqtarë që kanë frikë nga prokurorë! Në një vend ku 95% e vendimeve të prokurorit konfirmohen nga gjykata pyetja retorike është: A na duhen gjyqtarë? Eshtë e qartë se në këtë situatë avokatët dalin pa punë!
    Një gjyqtar i mirë e di që ndarja e pushteteve ka lindur si nevojë për t’i vënë fre vullnetit të pakontrolluar të njëshit dhe ekzekutivit, një gjyqtar i mirë e di që mbi ligjin nuk është askush dhe një gjyqtar i mirë e di dallimin mes punës së gjyqtarit dhe të noterit. Kur gjyqtari bëhet noter i prokurorit, prokurorit i mbushet mendja se ai është ligji mbi dhé.
    32 vjet pas thirrjeve “Liri-Demokraci”, ndoshta ka ardhur koha të mendohet që policët, prokurorët dhe gjyqtarët të mësojnë disa nocione bazike për demokracinë, për të drejtat e njeriut, për ligjin, për ndarjen e pushteteve, dhe sidomos për kopetancat e veta. Kjo duhet të nisë duke e pranuar fillimisht pa shumë justifikime se ajo çka kemi bërë dhe po bëjmë nuk shkon sepse para se të kemi “Policinë Që Duam” duhet paralelisht të kemi “Prokurorinë dhe Gjykatën Që Duhet”.

    1. O patronazhistë të kishte qenë vëllau i yt ndryshe do komentoje o derrrrrrr me emrin Borjan hu farën e nënës e tu shuftë sa më shpejtë se ju jeni pjellë e plehut të koperativës që konfirmoni era mutttttt

  6. “Berisha do të jetë shefi i të gjithë opozitës” – Dashamir Shehi: Kemi nevojë për emra të rinj, jo për një njeri që ka halle të mëdha

  7. Avokatja e popullit: Nuk ka pasur tentativë nga policia për të fshehur ngjarjen e Lear Kurtit,avokatja e familjes salih karaxhic berisha,tani leoijani mire bythen spiunit salih metaj o shpellkare,mos u merzit me dashin,bjeri murit me koke tani o Miu

  8. Pollo dhe Tritan Shehu kërkuan dosjen e Berishës: Por ia mbathën kur dëgjuan pseudonimet ‘trëndafili’ dhe ‘sqepari’Media e “pavarur Lapsi”as nje shkrim per spiunet qe po dalin keto dite dhe si i ka shantazhuar salihu ne 30 vjet,por kur merr para te pista kjo do te ndodhe,bravo lapsi

  9. Berisha iu bën thirrje shqiptarëve të dalin në protestë kundër varfërisë, nusja e tij Armina, bashkë me të birin, shkojnë për pushime në ishullin e pasanikëve, Mykonos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *