• |
ide | kryesore

Skandali/ Del VIDEO ku Fredi Alizoti rrëfen presionet nga kreu i policisë Ard Veliu

Kryesore, Lajme

Deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan një video ku në një kamer të fshehtë Fredi Alizoti, personi që sot pranon se ka aktruar zërin e Agron Xhafajt rrëfen krejt të kundërtën.

Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.

“Je me ne apo me ata” – i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit. Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen. 

 

Lexo me tej:

Andi Bushati:“Hidhu nga ne”, rrëzimi i turpshëm i alibive të Ramës

 

 

Biseda e zbardhur e Fredi Alizotit:

Fredi – Tani do më dëgjosh ti mua?

Tjetri – Po?

Fredi – Nga 200 ulu 100

Tjetri – Pse do të takonte Taulanti ty te prokuroria psh?

Fredi – Ti e  di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.

 Tjetri – Si të ka marrë?

Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …

Fredi – Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë  me prokurorinë, ç’është një lokal aty.

Tjetri – Po, ka shpinë aty

Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.

Fredi – E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok

Tjetri – Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë.

Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.

Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…

Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.

Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?

Fredi – po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë

Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?

Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.

Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje?

Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.

Tjetri – S’ke faj që je i lodhur  e je friksum o burrë, s’ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë

Fredi – Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla.

Tjetri – Po mirë pra mirë, presion është

Fredi – Unë kam berë ç’nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta ropqira. Unë qetë, me qetësi, kupton ti.

Tjetri – E ça thotë rrugës

Fredi – Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S’kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndenjt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë…

Tjetri – Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti?

Fredi – Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë

Tjetri – Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte?

Fredi – Me kostum

Tjetri – Te ça lokali ishit?

Fredi – Te një lokal aty mbrapa.

Tjetri – Te pallatet e Sadriut?

Fredi – Unë s’të gënjej o vlla

 

Tjetri – Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha

Fredi- se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu..

Tjetri – O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensiunum që ishe. Po ta regjistroje veten qëparë e ta shifshe veten tate, do thojshe paskam qenë me gjithë mend n’siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s’do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjinat, se nesër i bie përgjegjësia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur

Fredi – Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra

Tjetri – Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrumentat. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithshëm, që për mu është procedurë jo normale..

Fredi – Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë

Tjetri – Ore nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç’punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda?

Fredi – Ça të them unë tani?

Tjetri – Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithshëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s’është drejtor.

Fredi – Ai, bashkë me shoferin. Unë s’ju gënjëj ore.

Tjetri – Ça date ka qenë?

Fredi – Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1.

Tjetri – Në ç’orë, natën apo ditën?

Fredi – Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite

Tjetri – E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty?

Fredi – Po, në darkë më kanë çuar.

Tjetri – Dhe ty të priste Taualanti aty jashtë?

Fredi – Aty jashtë.

Tjetri – E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj?

Fredi – Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s’di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi ropqiri. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin.

Tjetri – Të bëri noj çik presion Taulanti?

Fredi – Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës.

Tjetri – Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë.

Fredi – Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.

Tjetri – Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?

Fredi – Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…

Tjetri – e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?

Fredi – Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.

Tjetri – Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha?

Fredi – Po ku janë e (qesh)

Tjetri – Po pra, po për ça do t’i jepte lekët ai, për kot?

Fredi – Siç i kanë këta, aman ore

Tjetri – E ça donte ai të me thënë ti ?

Fredi – Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s’di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastelërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë.

 Tjetri – Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.

Fredi – Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.

 Tjetri – Edhe? Numër policie është ai?

Fredi – Numri i këtij o vlla, privat.

Fredi – Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

©LAPSI.al

26 Comments

  1. dhjerjet e stalinit rama,balla,xhafa ruqi ,berti,gr,i pa emer etj muq nano,vangjeli,vasjari,rudina gjungla,erzen berqani,mingjozi,vasjari,tan mut hogja duhet tash te han ter at mut ne qenefin negjmije sa do ju duhet nje shekull per te perfunduar mutin.

  2. E pate o morrat e kuq tani kush eshte Tualet Balla me kupolen e policise prokuroria gjykatesit qe kane kaluar vetingun. Shkaterrim total. Marie.

  3. EDVIN DROGES DHE TAULANT XIBRAKES I PLASI BOMBA “BABALJA” NE DORE

    Ashtu si ne rastin “Xhisiela” shteti mafioz i Rilindjes enveriste ka dale perfundimisht lakuriq perpalla popullit dhe nuk fshihet dot me, megjithese ka te gjitha fuqine e pushtetit absolut

    PO PSE ME KETA KRIMINELE ME PUSHTET DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    1. Po, po,.
      E vërtetë plotësisht.
      Nëse Shqipëria është e mbushur në shumicë me sojin e Muçit e tënden, o i pa emër e i pa kokë, jo Rama por edhe Kim Jongu i Koresë do të vijë të qeverisë Shqipërinë, pasi të jetë ndruar me kapot e mafies së drogës.

  4. Horrat Muc Nano e Vangjeli te kene turp per kundervenien ne qendrimin burreror te djaloshit Saliani qe eshte prononcuar 2 dite me pare se i rrezikohet je ta. ANALYSTS QE SHITEN PER 5 LEKE.TURP……

  5. mendoj se rilindja ra brenda kesaj rradhe. Saliu eshte i vetmi per kurthe te kesaj natyre. Te shikojme si do vazhdoi telenovela Babale

  6. i pa emer e i pa fytyr ti hengre mut enveri 55 vite e te mos han mut edvini 25 vite,dhe te zahos haji ti ,por ranma mbaroi me sot.nuk ka njeri qe e beson ne bot me ket perverz.

  7. I ka nxjerr edhe naten ne pune rilindja, sharesit me pagese te zyres WAR ne kryeministri… Te fala Endri Fuges o lepurusha!!!

  8. E keni parasysh qe regjizoret e Hollywood perpiqen te gjejne fytyra negative per role negative? Fiks kshu esht dhe ky Vangjel Zari. I hedhin nga nje kock koqes dhe ben si i rend. Hajde Lenci hajde

  9. Haha, perpelitjet e shpellaro-komentuesve te kepusin shpirtin… Tanga-grisuri salianji ja ka fut vetes keq mbrëmë dhe jo vetem nje here. Po ka mare fund o qyqare si nuk e kuptoni. Koha e shpellareve ka mbaruar tashmë. Ama, veç per njerin kam respekt, per kryeintelektualin e PD, Arin. Ai eshte si monument i gjalle i asaj cfare i solli demokracia Shqiperise…

  10. Eshte per te qeshur dhe per te qare ku e katandisen PD keta medioker! Si ka mundesi qe njerezit te katandisen ne kete lloj feje? Jane te gjithe injorante dhe hajdute! Por edhe Andi paska qene nje injorant! Kurre s’do ta kisha besuar! Por lexoni komentet! Cfare analfabetizem shqiptar ne 2018? Shqip te shkruajne nuk dine dhe jo me te diskutojne rreth problemeve te Shqiperise! Saliu bashke me doktoraten e tij solli edhe analfabetizmin! Sa poshte paskemi rene?!

  11. Ketij rasti duhet ti shkohet deri ne fund. Prokuroria dhe gjykata duhet te thone fjalen e tyre. Ardi Veliu nuk eshte ai njeri, qe mund te bjerr ne kete batak. Shkoi vete Ardi Veliu dhe takoi kete ordinerin. Dmth jane ca banalitete, qe ai qe ka mend ne koke, nuk i pertyp dot. Duhet marre fund kjo pune, me keto personazhe te dyshimte. Kesaj rradhe duket se ka nje hetim serioz. Ta mbaje pergjegjesine kush e ka bere, se i luajtet njerezit nga mendt e kokes.
    Nese prokuroria duhet te thote fjalen e fundit, te presim dhe ta besojme. Aq me teper gjykaten. Kete tipin Alizotin nuk mund ta akuzoj njeri kot, per kete gje. Nuk mund te ndodh.

  12. mos u merzit per njerzit ti shoku po merzitu per treshen ordinere muc nano ,lorec vangjeli,dhe ate kok vecin arta hoxhen,i pe si fuenen mreme me fjal ordinere salianin nga qe se perballonin dot me argumenta.

  13. Prandaj them , qe te njohim nje arbiter e ta besojme. Se ndryshe kurre nuk del e verteta.
    Per mua keto personazhe nuk mund te jene me te besueshem se prokuroria.
    Nese vazhdojme dhe merremi me kete loje ordinere e te piset, nuk dalim asgjekundi.
    Ky person do shprehet se kush eshte fiks roli i tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu